Home KRYESORE Vasili: Çfarë është ky përbindësh, do t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve

Vasili: Çfarë është ky përbindësh, do t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve

0

Politika është përfshirë në debatin për zgjedhjen e Presidenti të ri të FSHF-së. Pas 16 vitesh në drejtimin e futbollit, kësaj radhe Armando Duka ka përballë Bashkim Finon.

LSI nuk e ka mirëpritur këtë kandidaturë pasi e cilëson si uzurpim të Kryeministrit Rama.

Në një status në facebook, Petrit Vasili e quan Kryeministrin Rama një përbindësh që nuk njeh kufi, dhe tashmë kërkon të sundojë edhe futbollin.

Më poshtë statusi i tij i plotë

Ky Edi Rama do te behet edhe President i i Federates Shqiptare te Futbollit. Edi Rama do qe t’ju rrembeje edhe futbollin shqiptareve, te vetmin gezim qe ju ka mbetur atyre. Ashtu si perbindeshat gjakatare politike te Afrikes se Zeze, qe ishin edhe presidente edhe kryeministra edhe kryetare parlamentesh edhe presidente te Futbollit ashtu edhe Edi Rama do qe te gllaberoje edhe futbollin.

Dite me te zeze fubolli shqiptar nuk ka pare, qe nga dita e pare qe ne Shqiperi luhet futboll. Edi Rama do qe ta izoloje dhe ta mbyse futbollin shqiptar vetem sepse nuk eshte ne duart e tij. Shqiperia e sukseseve me te medha aktuale historike ne futboll eshte me e rrezikuar se kurre.

Statuti i FIFAS eshte i qarte dhe i kristalte dhe thotë se: Parimet e përgjithshme të FIFA-s për neutralitetin politik dhe parandalimin e çdo forme të qeverisjes për të ndërhyrë në organizmat sportive janë të përcaktuar në Kodin e Etikës së FIFA-s.

Share:
Reklama juaj