Home KRYESORE Vazhdon “perplasja” Ilir Demalia – Olsi Jazexhi

Vazhdon “perplasja” Ilir Demalia – Olsi Jazexhi

0

Të dashur miq,lexoni përgjigjen e Olsi Jazexhi, të kuptoni se sa e rendë është gjendja ndër ne shqiptarët….

Ja vlen ti përgjigjesh?!

Fakti që ky njeri, e fillon “argumentin” për At Fishtën, duke treguar haptas urrejtjen që ka ky njeri kundër klerit katolik shqiptar si back-bone i tharmit shqiptarizmës dhe oreintimit perendimor, rezistencës më të fortë antikomuniste, për njeriun që:

Ka arritur të mohoj dhe zotin para atdheut, e kjo gjë nuk i lejohej apsolutish dhe ishte e dënueshme nga Vatikani. Ai e ka bërë këtë se në tharmin e tij të formimit para së të ishte katolik dhe prelat ishte shqiptar. E ka bërë kur shkruan dhe ka parasysh Jazexhit dje dhe sot:

O zot!
Që gjuen me rrufe lisa e male kot,
Tradhëtarët na lanë pa atdhe.

Fakti që gjykimin për At Fishtën, e fillon, me një artikull të Ismail Kadaresë në Zërin e Popullit të datës 13 Janar 1974, në kulmin e terrorit ideologjik -politik dhe kulturor, tregon se formimi tij ideologjik komunist me islamizmin e qëllimshëm fanatik është një monstër ideologjike-fetare xhihadiste dhe vetë ky një mercenar si ata që shkojnë vullnetare tek ISIS.

Sa për mbiemrin tim nuk kam asnje komleks për tradhëtinë e të parëve të mijë shtatë breza më parë. Feja nuk lind me njeriun por zgjidhet dhe njeriu ka të gjitheë të drejtën e tij mos i përkas as një feje, të jetë ateist. Kjo është bota perendimore e shoqërive Judeo-Kristiane që ti pëmend, gjë që nuk e lejon bota arabe ku do të na dergosh ti, por në të kundërt Islami nderrimin e fesë e dënon me vdekje të llahtarshme siç jeni dhe ju një llahtari. Emri im është ILIR emër shqiptar 100% dhe falenderoj akoma dhe sot prindërit që më kanë vënë këtë emër ashtu siç ndjehem dhe jam.

Me duket humbje kohe të vazhdoj me Olsin apo Jazexhiun.

Unë nuk e njoh dhe e njoha nëpërmjet helmit të mercenarizmit islamik fanatik që po sillet si një re e zeze në hapsirën shqiptare.

Unë paguhem nga puna e krahëve të mija që është deklaruar çdo dollar dhe paguaj tax për çdo dollar të fituar.

Ju zotëri Olsi, kush ju paguan?!……

Jazexhi shkruan:

Gjergj Fishta i cili, nëpërmjet lobizimit të klerit katolik, u mësohet si hero fëmijëve tanë nëpër shkolla sot ka qenë sikur edhe Kadareja tregon më lartë një fashist, kuisling i pushtuesëve austro-hungarez, servil-otomanist që i bënte lavde sulltanëve osmanë në kohën e Turqisë, sikur ka qenë edhe një prej shumë horrave të nacionalizmit. Por nacionalizmi i Fishtës ka qenë më shumë një mercenarizëm në shërbim të pushtuesëve austro-hungarezë dhe më pas italianë

Share:
Reklama juaj