Home KRYESORE Vdekja e 7-vjeçares, flet shefi i Pediatrisë:

Vdekja e 7-vjeçares, flet shefi i Pediatrisë:

Mbeten mister shkaqet e verteta që çuan në vdekjen e një vajze 7 vjeçe në Durrës, edhe pse paraprakisht u tha se është: Gripi.

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini duke sqaruar atë ç’ka ndodhi me vajzën e mitur tha se shkaqet nuk janë përcaktuar dhe për këtë është ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij, paraprakisht mund të themi se ishte gjendje virale e rëndë.

“Është e vërtetë që një fëmijë humbi jetën pas disa orësh në spitalin tonë pas një terapie intensive, ndërhyrje intensive me një staf që u angazhua për ti dhënë jetë më në fund nuk u arrit. Arsyeja kryesore është gjendje virale, formë e rëndë. Ende nuk mund të flasim për grip se kërkon analiza. Është ngritur një grup nga Minsitria e Shëndetësisë për të dhënë një konsultë shkencore.

Ju folët në mëngjes për një formë toksike?

Po, toksike është formë e rëndë po ne kemi thënë për një formë virale të rëndë, por që ne dyshojmë pa e thënë pa përfunduar ekspertizat, në formë toksike. Forma e rëndë na çdoi në këtë situatë.

Vajza ka ardhur në gjendje të rëndë. I kishte rënë gjendje të fikëti në shtëpi. Bëhet shtrimi urgjent. Rëndohet pas orës 19:00 – 20:00 thirret edhe ekipi tjetër ndihmës. Mjeku reanimator dhe u arrit deri në intubim. Por forma ishte aq e rëndë sa nuk u arrit të kthehej në jetë. Përfundimi ishte rreth orës 22:20.
Ne dimë nga të dhënat e familjarëve ata na thanë se kishin mbi 3-4 ditë me temperaturë të lartë. Rezultati është se nuk ushqehet, temperatura etj. ka pësuar gjendje të fikti në shtëpi.

Si eshtë aktualisht situata e gripit ne Pediatri. A ka femije te shtruar?

Vetëm ditën e mbrëmshme janë bërë 174 vizita në urgjencën pediatrie, një numër rekord. Nga këto janë shtruar në spital 13 raste, janë mbajtur me kartelë ditore 3-4 ditare. Situata kërkon impenjim të të gjtihë shoqërisë me qëllim që raste të veçanta të mund të kapen në kohë.

Situata nuk është alarmane pavarësisht nga rasti se ne flasim për viroza. Viroza ka, komplikacionet pastaj janë të rralla dhe të egra. Apeli im është ky: Ua kemi kërkuar familjarëve. Çdo rast që ata të kenë me shenjat e një virozë nga familjarët të mundet të anashkalojnë ose shkëpusin fëmijët e vegjël nga të sëmurët me virus gripi në shtëpi. Kur shenjat i manifeston vetë fëmija: Kujdes temperatura, ushqim me lëngje, të izolojnë sa të jenë e mundur takimet me të afërmit, daljet, xhirot…

Çdo familjar kur konstaton se fëmija nuk ka shenja përmirësime pas ditës së dytë të tretë me çdoi kush çojeni tek mjeku i familjes. Mjeku i familjes bën vlerësimin paraprak nëse ka nevojë për mekin, konsultë, shtrim…Ky mjek merr edhe vendimin. Përjashtojmë rastet kur fëmija ka qënë para dy ditësh tek mjeku dhe nuk e gjej dot në mes të natës mjekun e familjes. Ai merr shërbimin e Urgjencës./opinion.al

Share: