Home KRYESORE Video qe demostron dhunen e Policise ndaj banorëve të Verrit kundër kundër...

Video qe demostron dhunen e Policise ndaj banorëve të Verrit kundër kundër inceneratorit

Banorët e fshatit Verri në Fier janë përplasur sot me policinë teksa protestonin kundër ndërtimit shuëm pran banesave të inceneratorit për djegien e plehrave.

Gjatë protestës së sotme, policia ushtroi dhunë mbi qytetarët, siç tregohet dhe në videon e postuar nga nisma Thurrje.

“Na morën zvarrë si lecka, si lecka”, shpjeguan banorët teksa shprehen se nuk do të tërhiqen nga protestat deri sa të anulohet ndërtimi i inceneratorit.

Banorët sqarojnë se inceneratori për djegien e mbetjeve po ndërtohet vetëm 500 metra larg banesave, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore, që janë i vetmi burim parash për familjet.

Përveçse të dhunuar nga policia, banorët shtojnë se janë gënjyer dhe nga kryebashkiaku.

Pyetur nga revista Monitor, banorët shprehen:

“Na premtuan që nuk do bëhej inceneratori. Para zgjedhjeve në maj i hoqën makineritë dhe na u tha që nuk do vijonte më si projekt. Kryebashkiaku në një takim jopublik me përfaqësues të fshatit tonë na premtoi që kjo nuk do të ndodhte edhe deputetët e zonës na dhanë fjalën që gjithçka do të rregullohej por nuk ndodhi kështu.”

Banorët tregojnë se kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit, ka filluar ndërtimin pavarësisht protestave të banorëve e premtimeve të qeverisë.

“[Kompania] ka tentuar të na joshë duke na thënë që do kemi përfitime dhe do na punësojnë por edhe na kanë kërcënuar por ne nuk do heqim dorë, shtojnë banorët e Verrisë.”

Koncensioni për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit 28 milion eurosh në Fier ju dha nga qeveria Rama, kompanisë “Integrated Technology” në shtator të 2016-ës. E njëjta kompani ka fituar dhe koncesionin për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës./opinion.al

Share: