Home KRYESORE Vrasja e dy motrave lezhjane në Zvicër, familja Frroku hap dyert e...

Vrasja e dy motrave lezhjane në Zvicër, familja Frroku hap dyert e mortit

0

Vrasja e dy motrave nga Ishulli i Lezhës, Alma dhe Elda ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në vendin tonë. ABC News shkoi pranë familje Frroku aty ku janë hapur dyer e mortit, kurse disa pjesëtarë të familjes kanë shkuar në Zvicër për të tërhequr trupat e pajetë.

Familja e dy motrave, Alma dhe Elda Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës, që u vranë në Zvicër është në zi.

Familjarët nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë çuar në vrasjen e dy vajzave të tyre 38 dhe 31 vjeçare.

Në Lezhë opinioni është shokuar. Familja e vajzave ka hapur dyert e mortit pret e përcjell ngushëllues. Kurse vëllai i motrave ka shkuar atje ku ka ndodhur ngjarja për të tërhequr kufomat.

Ato u vranë në rrethana ende të paqarta nga bashkëshorti i 38- vjeçares Alma Frroku. 54- vjeçari Ruzhdi Buzhala nga Kosova është ndaluar nga policia.

Çifti jetonte prej gati 20 vjetësh në Zvicër dhe nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Ngjarja ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme./ABCNews

Share:
Reklama juaj