Home KRYESORE Vrasja e Ivanoviç/ Çfarë i kërkoi Vuçiç- Thaçit? Zbardhet biseda telefonike!

Vrasja e Ivanoviç/ Çfarë i kërkoi Vuçiç- Thaçit? Zbardhet biseda telefonike!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka patur mbrëmjen e djeshme një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Ky është komunikimi i parë mes dy drejtuesve të shteteve pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

Kërkesa kryesore e Vuçic mësohet se ka qenë pjesëmarrja e Serbisë direkt në hetimet e vrasjes. Duket se Thaçi është treguar bashkëpunues por pa dhënë ‘OK’ të drejpërdrejt Vuçiç për këtë kërkesë.

Sipas njoftimit për mediat të Presidencës, Thaçi është shprehur: “Organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje”.

“Ajo çfarë është kryesore në gjithë këtë çështje, është zbulimi i kryesve të kësaj vrasjeje”, nënvizuan dy presidentët./Opinion.al

Share: