Home KRYESORE Zbulohet rroga e Messit, ja shuma marramendëse

Zbulohet rroga e Messit, ja shuma marramendëse

“Football Leaks” shkruan se rinovimi i Leo Messit me Barcelonën ka thyer çdo rekord.

Është zbuluar se nga kontrata e re, argjentinasi fiton plot 100 milionë euro bruto në sezon. Sulmuesi “fut në xhep” 50 milionë neto, më shumë se dyfishi i Cristiano Ronaldos, i cili nuk është i kënaqur me rrogën e tij te Reali.

Pra sipas “Football Leaks”, Barcelona do të paguajë më shumë se 400 milionë euro në 4 sezonet e ardhshme të yllit të saj.

Por, nuk mbaron me kaq. Messi mund të shtojë rrogën e tij nëse luan 60% të ndeshjeve (1.9 milionë euro më shumë) dhe nëse fiton Champions League (12 milionë euro më shumë).

Share: