Home KRYESORE Zbuloni pasionin e fshehur të Sidrit Bejlerit

Zbuloni pasionin e fshehur të Sidrit Bejlerit

Pasi festuan dhe punuan ditët e fundit të vitit, shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë zgjedhur të pushojnë në vende me borë.

Por këngëtari Sidrit Bejleri jo, ai ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’u relaksuar në këto ditë të ftohta dimri, peshkimin. Këngëtari qënka i apasionuar pas peshkimit dhe këtë e kuptuam ditën e sotme pas një fotoje që këngëtari publikoi në Instagram.

“Natyrë e qetë, po e qetë fare ama”, – shkruan këngëtari në foton e publikuar ku duket një pamje mjaft relaksuese. Me aq sa mund të kuptohet nga komentet që ka shkëmbyer me ndjekësit e tij, dita e sotme nuk ka qenë dhe aq produktive pasi grepat nuk kanë kapur asnjë peshk. / 360grade.al

Image

Share: