Home KRYESORE Zef Bushati: Opozita konfuze e Lulzim Bashes!

Zef Bushati: Opozita konfuze e Lulzim Bashes!

Me 27 Janar kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se do te dali ne shesh se bashku me antaret dhe simpatizantet e partise demokratike. Qellimi i protestes, qe Basha ka bere publik, eshte konfuz. Nuk ka asgje te qarte se per cfare do te protestoj !!. Kjo menyre konfuze eshte ne natyren e Bashes.

Sa here qe Basha u ka bere thirrje, antareve dhe simpatizanteve te PD, te dalin ne proteste, ka rezultuar se ai, i ka mbledhur ne Tirane vetem që protestuesit të dëgjojnë fjalimin e tij te rradhes. Protestuesit, që kane ardhur nga te gjitha qytetet e Shqiperise, kane mbushur sheshin dhe kane degjuar fjalimin programatik prej 35 minutash te Bashen.

Ne fakt protestuesit jane mbledhur ne Tirane qe ti degjoje Rama dhe Qeveria e tij e jo qe te degjojne Bashen. Por kjo nuk ka ndodhur, ata kane degjuar cdo rradhe qe jane mbledhur vetem Bashen e jo Ramen dhe mbas nje ore jane shperndare dhe jane kthyer qetesisht nga kane ardhur duke marre me vete nga nje Flete Lavderimi ” Per rregull e qetesi gjate protestës”. Qesharake. Cfare kane bere ? Nje vrime ne uje.

Edhe kesaj rradhe Basha po ben thirrje te mblidhen me 27 Janar per proteste. Por per cfare ? Lulzim Basha u thote do te heqim Edi Ramen….Lulzim perse kerkon te tallesh ? Ti e di mire se me nje proteste nuk e heq dot Edi Ramen. Ti Lulzim i mbajte tre muaj protestuesit ne nje cader dhe nuk e hoqe dot Edi Ramen, por perkundrazi u bashkove me te, bere marreveshtje me Ramen, pranove te bashkeqeverisesh vendin me 6 ministra e nje zvkryeminister.

Ti Lulzim more persiper te bashkpunosh me Ramen per eleminimin e te gjitha partive politike. Ti Lulzim u bere bashkautor me Ramen ne procesin zgjedhor, bashkautor ne shitblerjen dhe vjedhjen e votave. A e di pse ? Se je konfuz, se nuk di cfare kerkon, se nuk di cfare ben, se nuk degjon njeri, se te genjen mendja qe ti je PD, se nuk e kupton qe “Uni” yt nuk vlen, se nuk je besnik, se nuk je konseguent, se nuk je guximtar, se tradhton kauzen e demokrateve, se nuk je i afte te pergatisesh 15 akuza dhe 10 kerkesa drejtuar qeverise, maxhorances dhe Edi Rames, se nuk je i vendosur per realizimin e kerkesave, se je propagandist, se je pragmatist, se punon per interesat e tua personale dhe jo per interesat e gjera popullore e kombetare.

Lulzim cfare do ti kerkosh Edi Rames dhe Qeverise se tij me 27 Janar ? Na i trego. Sa kerkesa ke, 10-15-20 ? A ke ngritur komisionin e protestes ? Kush jane antaret e ketij komisioni ? A i ke ndare detyrat ? A do flase ne proteste Sali Berisha e Jozefina Topalli ? A do flasin ne proteste Kryetaret e Partive aleate ? Po pse o Lulzim perseri ty do te degjojne protestuesit ? Ty dhe vetem ty ? Ti dhe vetem ti ? Po pse nuk propozon edhe ti Lulzim ne statut te PD, si Amerikanet qe ti i don aq shume, se : “Ne rast se partia fiton zgjedhjet kryetari i Partise nuk do jete Kryeministri.

Kandidati per kryeminister do te zgjidhet me vote nga antaresia e partise.” Keshtu do ti qetesoje antaret e partise tende. Keshtu do demostroje se ti nuk je PD, se ti nuk lufton per tu bere kryeminister, por lufton per qytetaret, fshataret, pensionistet, te perndjekurit, ish pronaret, per rinine, per te papunet. Se ti lufton korrupsionin, drogen, kontrabanden, kriminalitetin, prostitucionin. Se ti lufton per ceshtjen kombetare, per reformen ne drejtesi, per vetingun, per antaresimin e Shqiperise ne BE.

Se per ty nuk eshte qellimi qe te behesh kryeminister por qe te sherosh plaget e shoqerise shqiptare qe po i shkaktojne dhimbje e vuajtje qytetareve. Kryeministrin lere qe ta zgjedhin antaret e PD me votim nje antar nje vote midis kandidaturave alternative. Uroj te reflektosh qe te behesh i besueshem se vetem keshtu mund t’i sherbesh vendit, qytetareve dhe partise qe drejton.

Share: