Home KRYESORE Zona e sigurisë, si dhe pse duhet të dalim? – Nga Doriana...

Zona e sigurisë, si dhe pse duhet të dalim? – Nga Doriana METOLLARI

Ajo çfarë psikologët quajnë ‘zonë sigurie’ në të vërtetë është hapësira që ne e krijojmë për të qëndruar të sigurt; thjesh një iluzion, siguri e jo e vërtetë, për shkak se në pjesën e të madhe të kohës të përjashton nga rritja si individ. Pse krijohet? Në një farë mënyre është zona pohimeve tona, ajo çfarë preferojë të dëgjjmë, zona e përgjigjeve të lehta, “shtëpia” ku në shkojmë për të marrë atë çfarë nuk na lodh shumë. Komoditet hesapi, e kush nuk e do? Gabim, iluzion. Pjesa më e madhe e njerëzve e krijojnë gjatë viteve këtë “komoditet”, dhe nuk janë të ndergjegjshëm akoma për këtë.

Çfarë është? Zona e sigurisë është mospërballja me situatat, ikja, apo rrethimi me njerëz që të thonë vetëm ‘po’. Realitet i rremë. Prandaj është po kaq e rëndësishmë që ta lemë, shtëpinë tonë prej rëre.

Si?

Koha: mos përcaktoni asnjëherë një afat të tipit: “që nesër do e bëj”, apo në fillim të muajit, apo në fillim të vitit, sepse ky është hapi i parë i gabuar, dhe strategjia e parë e gabuar po ashtu. Nuk ka një nesër apo pasnesër për ju. Jeta fillon gjithmonë që tani, dhe vazhdon tani, jo më vonë. Prandaj çfarëdo që duhet të bëni, duhet ta bëni që tani. Në këtë rast flas për zonën tuaj të sigurisë. Nuk është aspak e tillë, prandaj duhet të dilni prej aty. Filloni tani dhe mbarojeni… asnjëherë.

Mjeti: nuk ka një mjet për të bërë gjithë ketë. Kjo është në dorën tuaj dhe në varësi të rrethanave. Në pjesën më të madhe të rasteve mjeti është ‘fjala’. Duhet të jesh i përpiktë me fjalën, i sofistikuar, dhe në varësi të rrethanave ta mprehësh mirë, ta mendosh sigurisht. Mos shikoni grindavecët, që flasin e flasin, për të marrë kohë, ose për të hedhur pak tym. Merr kohën që të duhet, por përdore mirë “fjalën” pas kësaj. Kjo me kalimin e kohës do të bëhet instinkt dhe do të jetë akoma më e lehtë për ty.

Eksperienca: në asnjë rrethanë dhe askund nuk ka një shkollë për jetën tuaj. E rëndësishme është që zona juaj e sigurisë të mos shtrihet në kohë. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk dalin prej aty me arsyetimin se nuk kanë eksperiencë dhe nuk dinë si? E para s’ka pikë rëndësie, e dyta mësohet nga e para. Pra ajo që ka rëndësi, ajo që vertet ka rëndësi është, të marrësh vendimin për ta berë, jo ta bësh mirë.

Rezultati: mos prisni asnjë rrezultat. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka një shumë rezultatesh të vogla dhe jo një rezultat të madh. Nëse kjo ju bën të ndjeheni mirë, nëse një ditë do të filloni të ndjeheni mirë, atëherë kjo do të thotë se jeni në rrugën e duhur. Mos prisni fitore, mos prisni lëvdata, mos prisni, asgjë. Po të prisnit diçka do të thotë se në fakt ju po kërkoni akoma një konfirmim të jashtëm, dhe kjo prapë ju dëmton. Thjesht veproni dhe jetoni të qetë. Rezultati pozitiv është ajo çfarë ju ndjeni, dhe do ta ndjeni, pastaj kjo do të influencojë dhe reflektojë të tjerët.

Share: