Home KRYESORE 20 shkurti si ngërthim pushteti! Nga Artur Roshi

20 shkurti si ngërthim pushteti! Nga Artur Roshi

0

20 shkurti 1991,dita e rrëzimit të bustit të diktatorit,ngeli në histori si dita e rrëzimit të simbolit të diktaturës.

Ajo ditë shënoi një goditje të fortë ndaj sistemit totalitar,pavarësisht se ishte një goditje që u mbajt nën kontroll prej tij sepse të gjithë e dimë që ai zemërim popullor nuk pati pasoja traumatike për regjimin.

Mekanizmi i sigurimit nëpërmjet “institucionit të thashethemit” që drejtonte gjatë diktaturës filloi të ngrinte imazhin e njeriut paranormal dhe pro-demokraci të Ramiz Alisë.

Kjo gjë ndodhi edhe sot një cermoni në hotel Rogner ,ku u tha se Ramiz Alia ndihej më mirë me demokracinë se sa me diktaturën.
Me këtë gjë na bën që ne si shoqëri të ndihemi fajtor që Ramiz Alia bëri disa muaj burg për mëkatet e diktaturës,sepse nuk i takonte si diktator pa eksperiencë të gjatë që ishte.

Qeveria e sotshme nëpërmjet pushtetit po shfrytëzon çdo grimë influente mbi shoqërinë ,shoqata,fondacione,shoqëri civile,opinionistë,etj për të ruajtur jo vetëm thjesht shtangësinë e antivlerave të regjimit totalitar,por edhe të aktivzojë rigjenerimin e tij si pjesë “vitale” e demokracisë luajale.

Korrupsioni është një antivlerë që e ka origjinën në pushtete absolute(diktatura) dhe zhvillohet në terrene me pushtet të përqëndruar dukshëm ku nuk ka një demokraci reale.

Eshtë në përpjestim të zhdrejtë me egzistencën e demokracisë,prandaj duke rritur dhe stimuluar klimën e post-diktaturave siç bën qeveria jonë ke goditur lirinë,mirëqenien,zhvillimin e vendit.

Instikti i pushtetit është njehsuar me qëllimin e vetëm të klasës politike shqiptare.

Të dy palët artikulojnë luajalitet, sepse njëra palë kërkon të zbusë mëkatet ndaj shqiptarëve, të cilat i mbajnë mbi supe për shkak të trashgimisë dhe tjetra nuk ka kurajon ti afrohet të vërtetës sepse nuk bën dot dallimin se ku ndahet nga e shkuara.

Kemi një ngërthim ku pushteti po funksionon dhe e ardhmja po stopon.

Share: