Home KRYESORE Abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit, arrest me burg ish-zyrtarëve

Abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit, arrest me burg ish-zyrtarëve

0

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 2 prej 4 ish-zyrtarëve që kryen abuzime me pronat në zonën e Gjirit të Lalzit.

Kjo masë u dha për ish-kreun e komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, dhe për ish-përgjegjësin e zyrës së Bujqësisë, Enver Shima.

Ndërsa për sekretaren arkive Ornela Shëmlikaj u dha masa “detyrim paraqitje,” ashtu edhe për ish-punonjësen te Urbanistika, Shpresa Merdita.

Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Share:
Reklama juaj