Home KRYESORE Aeroplani rus nuk ishte i dëmtuar para se të rrëzohej

Aeroplani rus nuk ishte i dëmtuar para se të rrëzohej

0

Aeroplani me pasagjerë që u rrëzua jashtë territorit të Moskës nuk ishte dëmtuar dhe ka shpërthyer pasi është rrëzuar në tokë, ka thënë agjencia më e lartë e shtetit për hetime.

Përmes një deklarate, Komitetit Hetues ka thënë se nuk ka pasur zjarr kur është përplasur aeroplani. Në këtë incident kanë vdekur të 71 pjesëtarët që kanë qenë në aeroplan.

“Jemi të bindur se në momentin e rrëzimit, në aeroplan nuk ka pasur zjarr”, është thënë në deklaratë.

“Shpërthimi ka ndodhur pasi aeroplani është rrëzuar”. Zyrtarët kanë thënë se nuk besojnë që ndonjë akt terrorist të ketë rrëzuar aeroplanin, mirëpo nuk kanë njoftuar për shkakun e mundshëm, shkruan rel.

Komiteti Hetues ka thënë se autoritetet do të konsiderojnë “të gjitha teoritë” dhe do të hetojnë të gjitha anët që lidhen me fluturimin, duke përfshirë edhe nivelin e eksperiencës së punëtorëve./360grade.al

Share: