Home KRYESORE Alarm në Londër/ Mbyllet aeroporti, gjendet bombë e Luftës II Botërore

Alarm në Londër/ Mbyllet aeroporti, gjendet bombë e Luftës II Botërore

0

Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur dje pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Tamiz.

Municioni është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

“Nga policia ka nisur zbatimi i masës përjashtuese prej 214 metrash. Si rezultat, Aeroporti i qytetit të Londrës është aktualisht i mbyllur”, është thënë në deklaratën e zyrtarëve.

Ata kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për qytetarët, ndërsa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

aeroporti1

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në këtë deklaratë.

Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathrow që gjendet më larg kryqytetit.

Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941.


360grade.al

Share:
Reklama juaj