Home KRYESORE Armatoset Serbia, do blejë 6 “përbindësha” rusë (VIDEO)

Armatoset Serbia, do blejë 6 “përbindësha” rusë (VIDEO)

Sipas medieve serbe, Serbia planifikon të armatoset me arsenalin më të fundit ushtarak.

“Vecernje Novosti” ka shkruar sot se Beogradi ka shprehur interes për të blerë të paktën gjashtë helikopterë anti-tank “Mi-35” (prodhim rus).

Vendi prej ku mund t’i blejë Serbia këta helikopterë është Bjellorusia, por në procesin e negociatave Rusia ka një rol të rëndësishëm, sepse si shtet që i prodhon duhet të pajtohet që këta helikopterë t’i dorëzohen vendit porositës.

Share: