Home KRYESORE Basha uron Ermal Metën për fitoren e Sanremos dhe hedh akuza politike

Basha uron Ermal Metën për fitoren e Sanremos dhe hedh akuza politike

Italian singer Ermal Meta performs on stage during the Sanremo Italian Song Festival, at the Ariston theater in Sanremo, Italy, 12 February 2016. The 66th Festival della Canzone Italiana runs from 09 to 13 February. ANSA/ETTORE FERRARI

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar fitoren e Sanremos të kantautorit shqiptar Ermal Meta, por ndërkohë thekson që këto janë ditë të vështira për banditët në krye të vendit.

Lulzim Basha: Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.

Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.

E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!

Share: