Home I pakategorizuar Berisha thirrje hakerave shqiptarë dhe të huaj:

Berisha thirrje hakerave shqiptarë dhe të huaj:

0

Nga Sali Berisha

Edvin Kristaq Rama vendos shtetezimin e programeve kompjuterike!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama ka vendosur shtetezimin e programeve kompjuterike duke bere Shqiperine vendin e dyte ne bote pas Korese se Veriut qe ndermerr nje veprim te tille!

Me kete rast iu bej thirrje hackersave shqiptare dhe te huaj te ndermarrin me urgjence nje sulm te pergjithshem per shkaterrimin perfundimtar te sistemeve te ketij narko-kryeministri qe nuk njeh ligje, norme apo standarte dhe do te shtetezoje ne menyre banditeske kodet e programeve duke shkelur cdo te drejte autori, pronesie intelektuale e teknologjike!

Lexoni ketu me poshte denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar Doktor, Shtetëzimi i pronave private që ndodhi në vitin 1944 duket si nje “dé jávu” kur lexon vendimin nr 673 date 22.11.2017 që ka marrë kryeministri. Me këtë vendim ai shtetëzon çdo program kompjuterik të realizuar dhe instaluar nga institucionet?! Kjo pavarësisht viteve kur janë realizuar dhe duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Dorëzimi I kodit në burim për programet kompjuterike është në thelb siç është dorëzimi I një tapije për një godinë apo për një tokë.

Me poshtë citoj vkm-në

5. AKSHI, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ushtron kompetencat kryesore, si më poshtë vijon:

dh) Riorganizon dhe menaxhon strukturat përgjegjëse TIK, në institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. f) Administron kodin burim të çdo sistemi, si përfaqësues i pronarit shtet që është Këshilli i Ministrave.

18. Institucionet e përmendura në shkronjën “i”, të pikës 6, të këtij vendimi duhet të dorëzojnë pranë AKSHI-t, 1 (një) kopje të dokumentacionit të plotë të çdo sistemi dhe infrastrukture TIK ekzistuese dhe kodin e burimit.

Sistemet dhe infrastruktura TIK ekzistuese kalojnë nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile përkatëse. Kalimi do të bëhet në dy faza. Faza e parë do të jetë brenda datës 31 dhjetor 2017, sipas listës nr. 2.

Faza e dytë brenda datës 30 qershor 2018. Për mënyrën e kalimit dhe planin e veprimit, AKSHI përgatit një marrëveshje kuadër dhe protokoll të punës për ofrimin e shërbimeve, e cila nënshkruhet sipas veçantive përkatëse nga çdo institucion I përmendur në listën nr. 2.”

Share:
Reklama juaj