Home KRYESORE Bujar Asqeriu përplaset me Mirela Kumbaron në zyrën e ministres

Bujar Asqeriu përplaset me Mirela Kumbaron në zyrën e ministres

Debatet kanë shoqëruar përballjen e artistëve me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, në zyrën e kësaj të fundit, lidhur me zhvendosjen e teatrit kombëtar.

Ka qenë aktori i njohur Bujar Asqeriu, që nuk i ka kursyer kritikat lidhur me kushtet në të cilat ndodhet Teatri Kombëtar.

Debati i plotë

Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Kumbaro: Ju lutem ulni zërin , ruani qetësinë.

Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin

Ndërkohë, ministrja është përpjekur të qetësojë situatën, me aktorin Artan Imamin, i cili tha se “duhet të shohim ligjin për artin, për të parë çfarë të ndryshojmë në të.”

“Na janë bllokuar tualetet Bujar, dhe Teatri nuk ka pasur lekë që t’i zhbllokojë. Jemi turpëruar me artistët e huaj, kur shkonin në tualet.”

Tashme një grup artistësh kanë shkuar në zyrën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, për të diskutuar lidhur me ligjin e artit dhe zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Takimi vjen pas kërkesës së përsëritur në media nga artistët, për të diskutuar mbi problematikat që ata kanë vënë re në ligjin për artin.

Share: