Home KRYESORE Bushati i kthen përgjigje Metës përmes zëdhënëses: Mos…

Bushati i kthen përgjigje Metës përmes zëdhënëses: Mos…

0

Duke i kujtuar shprehjen e famshme me qetesi e dashuri, Ministria e Jashtme i pergjigjet Presidentit te Republikes se negociatat me Greqine eshte nje proces qe ka nisur dhe kerkon qetesi. Reagimi ka ardhur ne redaksine e mediave nga zedhenesja per mediat e ministrit Bushati, si me poshte:

Në përgjigje të intersimit të mediave, zëdhënësja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston.

Share: