Home KRYESORE “Demokracia” afrikanolatine e Shqipërisë! Nga Dr. Enriko Ceko

“Demokracia” afrikanolatine e Shqipërisë! Nga Dr. Enriko Ceko

Shqipëria prej kohësh nuk ka fituar pikë në renditjen për nivelin e demokracisë midis vendeve të tjera. Kjo për dy arsye. E para, nuk ka përmirësim në parametrat e demokracisë dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut. E dyta, vendet e tjera, kryesisht vendet që kanë qenë afër Shqipërisë në renditje për nivelin e demokracicë, kanë ndryshuar pozitivisht qasjen ndaj çështjeve të mësipërme.

Midis shumë modeleve të renditjes së vendeve për nivelin e demokracisë është edhe renditja që bën Organizata e Klasifikimit të Demokracië, me qendër në Vienë, Austri, që është një iniciativë e pavarur, që rendit në mënyrë të përvitshme vendet e ndryshme të botës për cilësinë e demokracisë. Në këtë renditje vendet klasifikohen sipas një formule e cila mat cilësinë e demokracisë, duke integruar edhe karakteristika të tjera të sistemit politik, nivelin e lirisë dhe karakteristika të tjera apo performancën e dimensioneve jo-politike (që janë gjinia, ekonomia, njohuria, shëndeti dhe mjedisi).

Pesha e këtyre krakteistikave është si më poshtë

  • Politika (ose sistemi politik) 50%;
  • Gjinia (barazia gjinore në aspektin socio-ekonomik dhe arsimor) 10%;
  • Ekonomia (ose sistemi ekonomik) 10%;
  • Njohuritë (shoqëria e njohurive, hulumtimi dhe arsimi) 10%;
  • Shëndeti (ose sistemi shëndetësor dhe gjendja shëndetësore) 10%;
  • Mjedisi (qëndrueshmëria mjedisore) 10%.

Ky klasifikim ka në fakt një kuptim më të gjerë të demokracisë, duke krijuar një lidhje konceptuale midis politikës, performancës së shoqërisë dhe produktivitetit. Klasifikimi i nivelit të demokracië në botë synon që të kontribuojë në rritjen globale të cilësisë së demokracisë në një kuptim dhe qasje të njëjtë në mbarë botën. Klasifikimi i Demokracisë bëhet për vendet që kanë popullsi më shumë se një milionë banorë dhe i klasifikon vendet në vende “të lirë”, “pjesërisht të lirë”.

Ky klasifikim synon të kontribuojë konceptualisht në atë se si mund të matet cilësia e demokracisë, duke u fokusuar në ndërgjegjësimin për rëndësinë që ka cilësia e demokracisë te reformat, rritja e mëtejshme e demokracive, etj. Referencat konceptuale të këtij klasifikimi janë “Studimi i fizibilitetit për një rankim cilësor të demokracive” (Campbell dhe Sükösd, 2002) dhe “Koncepti bazë për rankimin e vendeve për cilësinë e demokracisë” (Campbell, 2008).

Të dhënat që përdoren për realizimin e klasifikimit të vendeve merren nga publikime të organizatave të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare

Objektivat e Renditjes së Demokracisë janë:

  • Mbështetja e vetëdijes së demokracisë dhe ndërgjegjësimi për nevojën për përmirësimin e cilësisë së demokracisë.
  • Kontribut në proceset e një diskutimi dhe komunikimi vetë-refleksiv në lidhje me demokracinë.
  • Dhënia e të dhënave empirike për demokracinë. të krahasueshme në një format global.
  • Inkurajimi i reformave të vazhdueshme, përmirësimeve dhe inovacioneve të demokracisë për një përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së demokracisë.
  • Theksimi i nevojën për sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e cilësisë së demokracive dhe për vlerësime sistematike të demokracisë.
  • Fokusimi në atë se për zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare të vendeve “dimensioni i demokracisë” është po aq i rëndësishëm sa edhe dimensionet e tjera, si ekonomia, njohuria, shëndeti dhe mjedisi.
  • Shtimi i të kuptuarit teorik dhe konceptual të demokracisë, cilësisë së demokracisë dhe avancimin e demokracive.

Në krye të listës së këtij klasifikimi janë Norvegjia (1), Zvicra (2), Suedia (3), Finlanda (4) dhe Danimarka (5), që këmbejnë vendet me njëra tjetrën nga viti në vit. Në fund të listës janë Togo, Nigeria, Haiti, Pakistani, Libia (111) dhe Jemeni (112). Shqipëria ka 55 pikë dhe renditet midis Ganës (51), Kolumbisë (53), Namibisë (54) dhe Tunizisë (56) e Botswanës (58).

Duke qenë në mes të Evropës, Shqipëria e ka demokracinë si në Afrikë dhe Amerikën Latine, duke u krahasuar me vende ku modeli i zhvillimit bazohet në korrupsion, mitëmarrje, kultivim dhe tregtim substancash narkotike, dhunim i të drejtës së pronësisë, shkatërrim i mjedisit, dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut, etj. Pra, duket sheshit se për ç’farë demokracie bëhet fjalë në vendin tonë, kur ndërkombëtarët e krahasojnë ende Shqipërinë me diktaturat afrikane dhe regjimet fashiste amerikanolatine.

Share: