Home KRYESORE Dhunon të shoqen në sy të fëmijës, arrestohet 35-vjeçari

Dhunon të shoqen në sy të fëmijës, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B, 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Share: