Home KRYESORE E rëndë në Greqi/ Humbën kontaktet me grupin, çifti gjendet i ngrirë...

E rëndë në Greqi/ Humbën kontaktet me grupin, çifti gjendet i ngrirë në majë të malit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një çift alpinist nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në majë të malit Kaimaktsalan.

Mediat greke bëjnë me dije se mashkulli, 35 vjeçar, dhe femra 28 vjeçare, ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve, që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë dhe grupi kishte arritur në lartësinë prej 2,524 metrave të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Pasi kërkuan në mënyrë intensive, zjarrfikësit u larguan për shkak të borës.

Share: