Home KRYESORE E shtunë…. Letra për Milenën, Franz Kafka

E shtunë…. Letra për Milenën, Franz Kafka

0

Përktheu Elona Caslli

Ende e shtunë. Ky takim letrash duhet të marrë fund, Milenë, po na çmend, nuk e mbajmë më mend çfarë shkruajmë, çfarë përgjigjesh marrim e japim dhe gjithmonë ka një drithmë. E kuptoj më së miri çekishten tënde, e dëgjoj të qeshurën tënde, por mbytem në letrat e tua , mes fjalës dhe të qeshurës, pastaj dëgjoj vetëm fjalën, dhe mbi të gjitha unë jam vetë ankthi. Asnjëherë nuk e kuptoj nëse pas letrës së të së mërkurës dhe të enjtes , do kesh ende dëshirë të më takosh. Kuptoj vetëm marrëdhënien që kam me ty (ti më përket edhe nëse nuk shihemi më kurrë) e di këtë gjë sepse është një nga ato gjëra që nuk qëndrojnë tek territori i turbullt i ankthit, por nuk e kuptoj hiç marrëdhënien që ti ke me mua, pasi kjo  është një nga ato gjëra që janë peng i ankthit tim. ( Dhe ti nuk më njeh Milenë, ta përsëris që nuk më njeh). Ajo që më ndodh është diçka e përbindshme, bota ime shembet, bota ime rilind, e shikon si je …. (d.m.th.si jam unë) dhe këtë mund ta vërtetoj më së miri. Nuk ankohem për shembjen e botës, bota kishte kohë që shembej, ankohem për rindërtimin e saj, ankohem për forcat e mia të sfilitura, ankohem për ardhjen time në jetë, ankohem për dritën e diellit. Si do ta vazhdojmë jetën? Nëse i pranon letrat e mia,  atëherë mos jeto më në Vienë , është e pamundur. Milenë, thelbi nuk është ky; ti për mua nuk je një zonjë, ti për mua je një vajzë, kurrë nuk kam takuar dikë kaq vajzërore sa ti, vajzërisht ti; nuk do të guxoj kurrë ta zgjas dorën time drejt teje vajzë, dorën time të pistë plot me ethe, me thonj, me pasiguri, me dridhje,me zjarr dhe me akull.
F.

Share:
Reklama juaj