Home KRYESORE Elez Biberaj: Amerikanët janë seriozë me Llallën! E ardhmja e Berishës dhe…

Elez Biberaj: Amerikanët janë seriozë me Llallën! E ardhmja e Berishës dhe…

Intervistë e Elez Biberajt, drejtor i “Zerit të Amerikës” për Euroazinë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debate në Channel One”.

Elez Biberaj për komunizmin

Komunizmi në Shqipëri ra ashtu si në vendet e tjera komuniste, ra kur u poqën kushtet. Që të thuhet që komunizmi ra nga vetvetja këtë e kam pak të vështirë ta pranoj. Komunzimin e rrëzuan vetë shqiptarët. U ndërgjegjësuan, edhe pjesa e nomenklaturës komuniste u ndërgjegjësua që ky system nuk funksiononte. Edhe ndikimi i jashtëm por faktori i brendshëm ka qëne vendimtar në rrëzimin e komuinizmit. Si faktor i brendshëm do të thoja ekonomia. Rënia e ekonomisë.

Elez Biberaj për rrëzimin e komunzimit

Shumë analistë kanë thënë që kalimi nga komunizmi në shoqëri demokratike nuk mund të kalohej paqësisht por duhet thënë se tranzicioni këtu ka qenë i negocuar. Ne në “Zerin e Amerikës” nuk kishim asnjë direktivë që të ndikonim në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Siç e dini sepse ju si gazetar jeni marrë me çështjet e marrëdhënieve shqiptare amerikane përveç një ndërmarrje në fillim të viteve 50-të, SHBA nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të rrëzuar qeverinë e Enver Hoxhës këtu. Gjatë viteve 60,70 dhe më vonë SHBA kanë traguar gatishmërinë që të normalizonin marrëdhëniet me Shqipërinë. Kështu që nuk ka patur ndonjë direktivë.

Zeri i Amerikës është një organ qeveritar por ne jemi të pavarur nga Departamenti i Shtetit. Por misioni ynë është që të kapim informata të besueshme dhe të angazhohemi për ndryshimet demokratike. Ky ka qenë qendrimi ndaj ish-Bashkimit Sovjetik, ndaj vendve të Evropës Lindore dhe e njëjta gjë edhe për sa i përket Shqipërisë. Unë kisha studuar shumë rolin e mediave ndërkombëre në transmetimin e tyre në Evropën e Lindore. Ju besoj ju kujtohet revoluconi hungarez që ka patur shumë kritika ndaj radios Evropa e Lirë dhe kundër Zerit të Amerikës. Kam qenë absolutisht i kujdeshëm të mos transmetojë diçka që mund të nxisë dhunën. Nuk ka asnjë fakt, askush nuk mund të dëshmojë që për një periudhë të gjatë që kam qenë shef  i shërbimit shqip nga 1986 deri në 2004. I sfidoj të gjithë që të gjej një insinuatë apo të bëhet thirrje për dhunë.

Elez Biberaj për Sigurimin e Shtetit dhe CIA

Nuk ka qenë një ndërmarrje serioze ajo që bëri pala amerikane dhe britanike  në vitet ’50-të për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri. Në qoftëse do ishin të interesuara ta përmbysnin regjimin komunist të Enver Hoxhës ato duhet të kishin siguruar burimet e nevojshme për të kryer një mision të tillë. Nuk rrëzohet një qeveri që kontrollon gjithçka me 200-300 veta. Sigurimi i Shtetit kishte agjentët e vete deri në SHBA.

Për Zerin e Amerikës

Ishte shumë vështirë të merrje informacion në Shqipërinë e izoluar. Por pas vdekjes së Ever Hoxhëss ishte pak më lehtë. Merrja të gjitha gazetat e ditës dhe diku nëpër radhë gjeja diçka që më interesonte. Nuk kishim kontakte absolutisht, deri në vititn 1990, Në SHBA shumë pak refugjatë vinin nga Shqiëpria. I pyesnim shpesh. Më kujtohen disa refugjatë që vinin nga Shqipëria. Na thoshin se e gjithë Shqipëria ju dëgjon. Thosha me vete si ka mundësi. Unë kisha njohuri shumë sipërfaqësore. për Shqipërinë. Duke filluar në vitin 1990 ndiqnim shtypin perëndimor dhe merrnin ndonjë intervistë me ta. Një mik i ngushtë i imi, profesor Nikolla Pano, një nga dijetarët e të shquar që ne kemi në diasporë. Vizita e tij e parë ka qenë në vititn 1973 gjatë fushatës së asaj që këtu u quajt grupi armiqësor i kulturës. Vizita e dytë në dhjetor 1990. Ata që vinin nga SHBA këtu gjatë regjimit komunist ishin simpatizues të atij regjimi për ndryshe nuk ua jepnin vizën. Natyrsiht numri i tyre ishte i kufizuar por ata simatizonin regjimin komunsit.

Një nga ditët më fatlume profesionale të jetës time ka qenë maj 1990 kur u vendos lidhja telefonike mes Shqiëprisë dhe SHBA. Kjo na dha mundësi që të vinim kontakte me njerëzit. Nuk kishim burime. Nuk kisnim numra telofoni. Ishte e rrezikshme të vinim kontakte me ndonjë profesor. E filluam duke telefonuar redaksitë e gazetave.

Në fillim telefonuam në Zerin e Popullit. Unë kisha disavantazh që kur flisja unë me dallonin nga zeri i njohur me aksent verior dhe amerikan. Disa mbyllnin telefonin më quanin tradhtarë kurse të tjerët hynin në biseda. Në telefonatat e para kërkoja numrin e Sofokli Lazrit.. Më pas më ndodhi një incident shumë interesant. Agjkensia e lajmeve zyrtare të Jugosllavisë “Tanjug” jepte lajme disinformuese. Një ditë më merr dikush nga zyra qendore dhe më tha se “Tanjug” kishte dhënë një lajm se Ramiz Alia kishte dhënë urdhër dhe ishte arrestuar Nexhmije Hoxha. Ky lajm ishte me rëndësi por duhej konfirmuar sepse kuishte shumë raste që Tanjug bënte kështu. Më thonë a duhet ta botonin dhe unë u thashë jo. Duhet ta verifikojmë. Telefonova në redaksinë e Zerit të Popullit. U paraqita si një shqiptaro amerikan por personi në telefon menjëher më njohu. Filluam një bisedë të tillë e cila kaloi për atë që unë intersoshes. Unë i thashë se mirë jam por këto kohët e fundit më ka vdekur gjyshja. Shpalli ngushëllimet ai. Dhe i them po ti si je, si e ke familjen? Më thotë jam mirë. Jam në Tiranë por gjyshen e kam në fshat. Këto vitet e fundit shkova në fshat më njoftuan se ishte shumë sëmurë, por në fshat merren edhe me disinformata. Shkova e pava gjyshen dhe gjyshja ishte shuëm mirë. Mbylla telefonin dhe shkova në zyrën e lajmeve dhe u thashë që ky lajm nuk ishte e vërtetë.

Për vizitën e James Baker

“Unë kam patur një problem me përkthimin atë ditë. Unë nuk kam qenë në shkollë shqip kurrë. Kam qenë shumë I kudjeshëm në programet tona mbase fanatik . Frredom ëorks, tha sekretari Baker. Një nga gabimet që përdorrin përkthyesit është ajo që quhet “verbatim translation”. Rashë në dilemë si ta përktheja në mënyrë të përshtatshme dhe nuk doja të thosha liria punon, por jep rezultate, funksionon.

Elez Biberaj për Enver Hoxhën

Mendimi im për Ever Hoxhën nuk ka ndryshuar. Është një nga figurat më negative në historinë shqiptare por edhe në nivelin evropian mbase edhe botëror. Janë të paktë shembujt që mund ta krahasosh Enver Hoxhën si diktator. Edhe vetë Partia Komunsite unë e konsideroj si një grup terrorist për mënyrën se si ka funksionaur sidomos në fillim. Enver Hoxha nuk ishte vetëm. Është e lehtë të thuash përse nuk I bënë një atentat. Për Luftëne  e Dytë Botërore ka një problem se duan të rivlerësojnë figurën e Enver Hoxhë sepse duan ta paraqesin si një komandant të lavdishëm dhe në njëjtën kohë nuk përmendim pasojat. Unë nuk di  çfrarë roli madhor ka luajtur Enver Hoxha në luftë.

Sa vendimtar ka qenë personalisht Enver Hoxha? Enver Hoxha luftoi apo gjithë të tjerët dhe ky e monopolizoi rezistencën. Ka shumë manipulime. Degjoj shpesh që disa thonë se nuk duhet të rishkruhet historia. Historia shkruhet shpesh, shkruhet çdo orë çdo ditë. Dalin burime të reja. Ka aq shumë manipulime për rolin e tij gjatë luftës. Arkivat po hapen tashti në të gjitha anët. Kemi nevojë për një studim më të thellë mbi rolin që ky person ka patur. Kurrë nuk kam patur dëshirë të intervistoj Nexhmije Hoxhën sepse nuk ka qenë objekt interesimi për mua. Ramzi Alinë do kisha shumë dëshirë ta intervistoja por nuk arrita.

Elez Biberaj për qeverisjen e Edi Ramës

Është e papranushme sinqerisht që politika shqiptare të jetë kaq konfliktuoze. Zgjedhjet janë zgjedhje. Jemi në një pikë që mund të themi se mandati i parë ishte siç ishte me koalicion. Tani ky  mandat është majft I rëndësishëm. Rama tani i ka numrat. Tani ai është në mundësi që të qeversitet. Shqipëria ka humbur shumë raste. Disa çështje që mua më duken aq të rëndësishme sot nuk kanë rëndësi. Harxhohet aq shumë energji për debate në parlament. Kur shikoj parlamentin ditën e enjte si një qytetar i thjeshtë e shikoj si një model se si duhet të veproj unë. Dhe në qoftëse vaazhdohet dhe veprohet në një mënyrë të tillë cili është mesazhi që jepet? Është shumë e rëndë që 200 mijë shqiptarë aplikuan në llotarinë amerikane. Në qoftëse vitet kaluara u larguan ata që ishin të pasrsimuar, ata që largohen tani janë të kualifikuar. Jam shumë I shqetësuar nga një anketë e Gallup sipas të cilës 56 për qind e shqiptarëve po  ë kishin mundësi do largoheshin. Çfarë mase po marrin për ta ndrysuar këtë krizë. Kryeministri Rama është në pozitë shumë komode. Nëse më mandatin e parë akuzonet Berishën sot ai nuk mund të ketë një alibi të tillë. I ka të gjithë mundëistë të qeverisë dhe të mendojë për trashëgiminë e tij. Zbatimi I reformës në drejtësi mund të hapë rrugë të reja për Shqipërinë. Korrupsioni ka marrë përmasa të llahtarshme.

Elez Biberaj për Adriatik Llallën

Njoftimi është shumëiI qartë. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të jetë një çështje shumë serioze. Nuk besoj në atë që ka thënë Llalla se ambasadori ka deziniofmuar. Ambasadori ka investuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria amerikane funksionon në mënyrë mjaft perfekte. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të ketë kaluar nëpër shumë kanale. Çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë.

Elez Biberaj për Berishën dhe Bashën

Sali Berisha është figura kryesore politike e këtij çerek shekulli me sukseset dhe dështimet  e tij. Tani është në një fazë ku unë do të mendoja që do të ishte mirë që të luante një rol tjetër nëqoftëse mund të shpreh mendimin tim personal , ai duhet të reflektonte për sa i përket trashëgimisë së tij sepse ka një karrierë shumë interesante. Jo të heqë dorë Berisha nga Berisha por mendoj se është me rëndësi që politika këtu të ketë disa mandate të kufizuara. Duhet që çdo brez të nxjerrë udhëheqësit e vet.  Në këto proceset demokraktike është partitë duhet të kenë demokraci në radhët e veta. Mendoj se Berisha ka patur fatin që ka qenë një nga udhëheqësit kryesorë në procesin demokratik. Puna më e mirë e tij në karrierë besoj se ishte pjesë e udhëhehqjes së lëvizjes demoratike e cila ka patur rreziqe. Merita nuk ishte vetëm e Berishës por edhe e të tjerëve. Por edhe kur ishte president shprehja e tij “Të gjithë kemi qenë bashkëvuajtës, të gjithë kemi qenë fajtorë” u bë e famshme pavarësiht se unë nuk kamë qenë dakord. Gabimi më i madh i zoti Berisha ishin ngjarjet që çuan në ngjarjet e vitit 1997.

 Elez Biberaj për median shqiptare

Më vret shumë veshin ajo që thotë Rama për median, kazan. Dhe nuk e kuptoj pse e përdor aq shpesh. Me shqetëson shumë. Çdo politkan që duhet të jetë i vetëdijshmë që kurrë politika nuk fiton ndaj medias. Edhe nëse ka fituar, ka fituar përkohësisht.

Share: