Home KRYESORE EMRAT/ Ja kush janë personat që u qëlluan me armë zjarri sot...

EMRAT/ Ja kush janë personat që u qëlluan me armë zjarri sot në Vlorë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pranë kishës ortodokse, duke lënë pas tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë shtetasit:

Gazmend Canaj, 27-vjeç

Taulant Beqiri. 28-vjeç

Elis Llanaj. 27-vjeç

Njëri prej të plagosurve, Gazmend C. ka marrë disa plumba dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa i plagosuri i dytë ka marrë një plumb në bark, teksa i treti ka marrë një plumb në këmbë.

Paraprakisht mësohet automjeti në shënjestër është një makinë me targa italiane, ndërsa është qëlluar nga një automjet tjetër.

Një makinë e tretë tip Toyota, është përplasur aksidentalisht me makinën që u sulmua me armë.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Share: