Home KRYESORE Ermal Mamaqi i bën surprizë, Bes Kallaku i cili reagon…

Ermal Mamaqi i bën surprizë, Bes Kallaku i cili reagon…

Aktori i humorit Besart Kallaku ndodhet me pushime në Santorini të Greqisë, së bashku me bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.

Që të dy kanë publikuar foto të ndryshme nga vendi i bukur ku ndodhen. Besi ka postuar dy fotografi, ku në njërën vihen re komentet që ai ka bërë me Ermal Mamaqin, ndërsa te e dyta dhurata e këtij të fundit për Kallakun.

Në foton e parë të publikuar nga Besi, Ermalit i ka bërë përshtypje se pse kanë zgjedhur pikërisht Santorinin në këtë muaj: “Vetëm ti mund të shkosh në Santorini në shkurt!”.

Ndërsa aktori i humorit i përgjigjet: “Tashi osht sezoni ndërtimit kur te vija me punu?”.

Por në foton e dytë që ka publikuar Besi vihet re dhurata që Ermali i ka bërë atij edhe pse ndodhet në Santorini. “Kur Ermal Mamaqi do me rregullu muhabetin meqë nuk i osht gjet akoma zarfi i dasmës”, shkruan ai bashkëngjitur me foton.

Ermali ende nuk ka reaguar, në pritje të përgjigjes së tij.

360grade.al

Share: