Home KRYESORE Incidenti në Egje, Erdogan kërcënon ashpër Greqinë

Incidenti në Egje, Erdogan kërcënon ashpër Greqinë

Pas reagimit të Athinës, ka ardhur edhe deklarata e parë zyrtare e Ankarasë pas incidentit të përplasjes së dy anijeve të patrullave ushtarake të dy vendeve në ishullin e Imias mesnatën e së hënës.

Dhe ka qenë vetë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ai që ka reaguar, madje duke përdorur tone kërcënuese ndaj fqinjëve grekë.

“Ne i paralajmërojmë ata që shkelin kufijtë në Qipro dhe detin Egje që të mos bëjnë hapin gabuar”, tha Erdogan pas incidentit të fundit, që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, por vetëm dëme materiale.

Ai foli nga Ankaraja, gjatë një takimi ku ai ishte mbledhur për të shpallur suksesin e operacionit ushtarak kundër kurdëve në Siri.

“Mos kujtoni se nuk po i kushtojmë rëndësi lëvizjeve eksploruese në Qipro dhe lëvizjeve në ishujt shkëmborë të Egjeut. Ne i paralajmërojmë ata që bëjnë këtë hap të gabuar në Qipro dhe Egje të mos i kalojnë caqet”.

Erdogan sulmoi edhe SHBA-në për ndihmën që financiare që po i ofron kurdëve, duke thënë se e ka Uashingtoni vetë në dorë marrëdhënien me Ankaranë.


360grade.al

Share: