Home KRYESORE Jeta njerëzore është e gjitha një komedi … Nga Erasmo da Rotterdam

Jeta njerëzore është e gjitha një komedi … Nga Erasmo da Rotterdam

0

Përktheu Elona Caslli

Nëse dikush do të provonte t’ua hiqte maskën aktorëve teksa luajnë një dramë dhe t’ua tregonte spektatorëve fytyrën e tyre të vërtetë, fytyrën me të cilën kanë lindur, do të bënte aq rrëmujë në skenë sa do ta përzinin me gurë nga teatri si të qe i çmendur.

Në të vërtetë, krejt papritur do të shfaqej një fytyrë e re gjërave.

Kush më parë ishte grua krejt papritur do të shfaqej burrë.
Kush më parë ishte i ri krejt papritur do të shfaqej plak.
Kush më parë ishte mbret krejt papritur do të shfaqej si burrac që nuk vlen dy grosh.

Demaskimi i këtij iluzioni do t’ia hiqte kuptimin shfaqjes.
Është pikërisht ky trillim dhe ky mashtrim që i magjeps spektatorët.

E pra, a nuk është jeta veçse një komedi njerëzore, në të cilën të gjithë luajnë rolin përkatës? Kush me një maskë e kush me një tjetër, derisa përgjegjësi i trupës i nxjerr nga skena.

Megjithatë, ndonjëherë përgjegjësi i trupës i jep të njëjtit aktor, role të ndryshme dhe kështu, ai që më parë luante rolin e një mbreti të mbështjellë me pëlhurë, tani luan rualin e një skllavi mbuluar me rrecka.

Gjithçka është trillim, por kjo komedi nuk mund të luhet ndryshe.

 

 

Share: