Home KRYESORE “Jo 900 mijë, po 9 milionë euro mund ti gjej”, dëshmia e...

“Jo 900 mijë, po 9 milionë euro mund ti gjej”, dëshmia e dentistes mashtruese

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për Olesia Dukën. Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë ne total rreth 2 mln euro. Denoncimi eshte bere fillimisht nga Idlir Hoxha qe stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro.

Olesia Duka e pranishme në seancën gjyqësore mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa deklaroi se nëse do të donte mund të siguronte edhe 9 mln euro dhe jo 900 mijë euro. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t’i gjej dhe t’i rregulloj punët” deklaroi ajo.

Prokurori Madrid Kullolli ka zbuluar edhe emrat e biznesmenëve që e kallëzuan stomatologen. ‘Denoncuesit janë Ilir Doçi, Bledi Tafai, Bledar Pulahaj dhe Idlir Hoxha” tha prokurori. Biznesmenët e kanë kallëzuar në datë 26 shkurt për mos kthimin e shumave të konsiderueshme. Në total ndaj Olesia Dukës janë bërë 10 denoncime për mashtrim.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi sekuestrim edhe ndaj disa pasurive në Tiranë të stomatologes, por edhe të familjarëve të saj, që kapin një vlerë prej 300 mijë eurosh, ose sa 1/3 e detyrimit.

Nga hetimet rezulton se ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro. Nga hetimet 3 mujore u zbardh mekanizmi i mashtrimit. Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga biznesmenë dhe persona të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.

Share: