Home KRYESORE Kim Jong-un falenderon Korenë e Jugut për mikpritjen

Kim Jong-un falenderon Korenë e Jugut për mikpritjen

0

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un përgëzoi Korenë e Jugut për mikpritjen që i rezervoi Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa bëri thirrje për përmirësimin e mëtejshmë të klimës së ngrohtë të pajtimit.

Komentet u bënë pasi delegacioni verior, i udhëhequr nga Kim Yo-jong, motra e diktatorit, u kthye në shtëpi pas vizitës historike në Pyeongchang. Prania e Veriut në lojëra është cilësuar si një hap i madh përpara drejt afrimit të dy vendeve, megjithëse ka shumë që paralajmërojnë se nuk i duhet besuar propagandës së Koresë së Veriut.

Në një komunikatë për shtyp, të publikuar nga agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, lideri Kim Jong-un shprehu kënaqësinë e tij pasi mori raportin e delegacionit. Kim u mahnit nga paraqitja e palës jugore, e cila e kishte bërë prioritet vizitën e delegacionit koreanoverior, shkruhet në komunikatë, e cila u shoqërua edhe me një foto të rrallë të liderit bashkë me krerët e delegacionit, motrën e tij Kim Yo-jong dhe kreun ceremonial të shtetit, Kim Yong-nam.

Lideri Kim Jong-un gjithashtu tha se kjo klimë afrimi duhet shfrytëzuar maksimalisht për të përmirësuar dialogun. Ditë më parë, Kim Jong-un ftoi në Korenë e Veriut liderin e asaj të Jugut, Presidentin Moon Jae-in, një tjetër shenjë e uljes së tensionit…/top channel

Share: