Home KRYESORE Kur media mbron interesin publik, tund oligarkët dhe bën qeverinë të ndryshojë...

Kur media mbron interesin publik, tund oligarkët dhe bën qeverinë të ndryshojë vendimin.

Nga Tefik Hana

Media është pushtet.i katërti thonë. dhe si pushtet duhet të jetë i balancuar dhe i kontrolluar. Mediat nëpërmjet gazetarëve kanë një rol të pazëvëndësueshëm për të bërë transparencen e qeverisë, dhe për të nxjerrë politikanë dhe shtetarë abuzivë dhe të korruptuar.

Tek ne nuk arrijmë ti dallojmë se cilën anë mbajnë, atë parsoren tyre ” interesin publik ” apo urdhërin e bossit tyre për një ego personale apo për tenderin e radhës, lejen ndërtimit etj.

Ato nuk janë të pa afta, por përdorin rrugën tjeter dhe jo të interesit publik.

Dua të ndalem pak tek rasti më i fundit ku Top Channel një nga 4 kanalet kombëtare, përcolli shqetësimin për dy hidroçentrale mbi kanionet e Osumit, në dy-tre ditë rrjesht me anë të kronikave denoncohej krimin e radhës me pasuritë e ketij vendi.

Ministrat e linjës u gjenden të papërgatitur provuan të kalonin topin tek njeri-tjetri dhe si përfundim patem daljen e kreut të qeverisë për të rrezuar poshtë ketë vendim.

Nuk e dimë se cfarë do ndodhte nese nuk do kishte një denoncim të tillë, por nê ketë rast Top Channel mbajti interesin publik. Dhe, nese media eshte profesionale ajo tund oligarket madje dhe qeverinë kur marrim vendime kundrejt interesit publik.

Share: