Home KRYESORE Ledina Celo sulmon Elvana Gjatën

Ledina Celo sulmon Elvana Gjatën

Ndërsa është përpjekur të bëjë zhurmë, por duke ruajtur sekretin e shfaqjes së saj, Elvana Gjata arriti të rikthejë drejt saj vëmendjen e medieve te ndryshme.

Pak ditë më parë, në festën e saj të 30-vjetorit, këngëtarja ka përgatitur edhe një koncert shumë intim në kryeqytet me të ftuar të përzgjedhur, ku ka prezantuar edhe bashkëpuntorin e saj të ri Pirro Cako.

Një pjesë e koncertit të mbajtur nga Elvana më 3 shkurt, është prezantuar mbrëmjen e djeshme në Top Channel. Por me sa duket shfaqja publike e koncertit ka nxjerrë në pah disa detaje më tepër, të cilat kolegët e Elvanës nuk e kanë patur aspak të vështirë t’i vënë në dukje.

Përmes një postimi në instagram, këngëtarja Ledina Celo poston nje video te Elvanes nga koncerit dhe vë në dukje në mënyrë ironike, faktin që Elvana nuk këndon live.

‘Pse playback o yllo’, shkruan Ledina në postimin që e shoqëron me një emoji të qeshur.

 

 

Share: