Home KRYESORE Lezha me qendër e re sociale për gratë e dhunuara, grupet e...

Lezha me qendër e re sociale për gratë e dhunuara, grupet e margjinalizuara dhe për moshën e tretë.

Nga Gjergji Figuri

Lezhës i është shtuar edhe një qëndër e re sociale. Ajo do të jetë në funksion të grave të dhunuara, grupeve të margjinalizuara si edhe për moshën e tretë. Realizimi i kësaj qëndre ka qënë një iniciativë e Bashkisë Lezhë që ka patur edhe mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Duke iu referuar nevojës për ti shërbyer moshës së tretë, e cila më parë ishte e vendosur në një ambjent të çerdhes së qytetit, nisi edhe angazhimi i Bashkisë Lezhë për të krijuar kushte më të përshtatshme për këtë kategori sociale.

Dhoma e tyre e izoluar në brendësi të çerdhes nuk krijonte aspak mundësi çlodhjeje për të moshuarit, të cilët tashmë krahas ambjentit më të madh e të përshtatshëm do të kenë edhe ambjent të jashtëm gjatë ditëve të ngrohta.

Inaugurimi i kësaj qëndre të re është bërë me pjesmarrjen e dy nënkryetarëve të Bashkisë Lezhë, z.Enver Hafizi dhe znj. Alfrida Marku të cilët kanë bërë të ditur se kjo është mënyra sesi duhet vepruar pas fjalëve që thuhen dhe realizimi i kësaj qëndre është dëshmi e saj.

Në fjalën e mbajtur, nënkryetari i Bashkisë Lezhë z.Enver Hafizi ka konfirmuar se kjo njësi vendore ka në fokus ndërtimin e qëndrave komunitare të cilat do të shtrihen në disa lagje dhe njësitë administrative. Hafizi ka bërë me dije se brenda këtij mandati do të realizohen qëndrat e moshës së tretë edhe në lagjet Varosh dhe Skenderbeg dhe do të vijohet me ritme të shpejta në përmirsimin e kushteve për grupet e ndryshme sociale.

Ai ka përmenduar qëndrën për komunitetin rom të inauguruar në lagjen Skenderbeg dhe atë të gruas në lagjën Nënë Tereza që do të inaugurohet në ditët në vazhdim si objektiva të arritshëm të Bashkisë Lezhë. Qëndra multifunksionale e realizuar nga Bashkia e Lezhës ka patur edhe mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Sekretari i Përgjitshëm i saj Artur Katuci tha se duke e krahasuar me siç ishte më parë, Qëndra për Moshën e Tretë është shumë herë më e përshtatshme dhe kjo falë angazhimit të Bashkisë Lezhë për ti përmirsuar këto kushte. Vetë të moshuarit kanë deklaruar se janë të kënaqur me strehën e re që sipas tyre plotëson shumë herë më mirë nevojat e tyre në krahasim më qëndrën e mëparshme e cila sipas tyre nuk ishte aspak e përshtatshme.

Share: