Home KRYESORE Luftëtari i ISIS terror në Pogradec, kapet me pistoletë!

Luftëtari i ISIS terror në Pogradec, kapet me pistoletë!

Fatjon Bono, 27 vjeç, i kthyer nga lufta e Sirisë është vënë në pranga ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit. Policia tha se iu gjet një pistoletë pa leje, sakaq e akuzon edhe për ngjarjen e dy javëve më parë, ku u qëllua me armë në fshatin Verdovë.

I arrestuari Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec eshte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Dy vite më parë ishte arrestuar nga policia për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit trupor në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Share: