Home KRYESORE Paloka: Prokuroria të reagojë ndaj dy superministrave të Ramës…

Paloka: Prokuroria të reagojë ndaj dy superministrave të Ramës…

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Edi Paloka, i ka kërkuar Prokurorisë që të reagojë pas publikimit në media se ekzistojnë përgjime të bisedave mes dy ministrave aktualë dhe një personi nën hetim.

Paloka shkruan në një postim në rrjetet sociale se informacione mbi ekzistencën e përgjimeve të ministrave Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri vijnë edhe nga burime të tjera.

“Në media , ditët e fundit janë ngritur akuza publike se prokuroria zotron përgjime të dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri në komunikime me personazhe të cilat i implikojnë këta dy ministra në afera kriminale dhe korruptive, lidhur me cështjen e inceneratorëve. Biseda ku flitet për shuma të mëdha parash dhe zgjedhjet parlamentare

Pas Sajmir Tahirit , këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij me të zeza. Jo me kot për këta të dy u krijuan dhe dy superministritë të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë.

Informacione mbi ekzistencen e përgjimeve të ketyre ministrave vijnë dhe nga burime të tjera.

Prokuroria duhet patjeter të reagojë e të prononcohet në se janë apo jo të vërteta cfarë ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.

Cfare pritet që Rama të sanksionojë me ligj paprekshmërinë e ministrave të tij duke legjitimuar rastin Tahiri …???”, shkruan Paloka

Share: