Home I pakategorizuar Parisi natën…. nga Jacques Prévert

Parisi natën…. nga Jacques Prévert

0

Përktheu Elona Caslli

 

Tri shkrepëse të ndezura njëra pas tjetrës

natën.

E para

për të parë fytyrën tënde.

E dyta

për të parë sytë e tu.

E fundit

për të parë gojën tënde.

Dhe errësira përqark

për të mbajtur mend gjithçka

teksa të shtrëngoj në krahët e mi.

 

Share: