Home KRYESORE Pasqyrat e mungesës … Nga Faraj Bayrakdar

Pasqyrat e mungesës … Nga Faraj Bayrakdar

2
0
SHARE

Përktheu Elona Caslli

 

Përmbaje kaltërsinë

qiell.

Përmbaji shkëmbinjtë

tokë.

Përmbaji fyejt

erë.

Përmbajini të dhënat

drejtime.

Përmbajini elegjitë

minare.

Përmbajini krahët

zogj.

Përmbajini vashat

burime.

Dhe ti, Nënë

përmbaji hijet dhe lutjet

Kush dashuron këndon.

Dhe  çdo këngë

ka lirinë brenda saj.

 

Share: