Home KRYESORE Po jetoj… Nga Arjeta Imeri

Po jetoj… Nga Arjeta Imeri

0

Po jetoj
Jeta është dhuratë që na ofrohet
pastaj neve na ngelet ta pëlqejmë e ta gëzojmë, a po mos ta duam.

Unë zgjodha ta dua e ta jetoj.
Jo pse e kisha të lehtë,
sepse nganjëherë siç di vet jeta
të ofron vështërsi, e nganjëhere di të jetë aq e mirë.

Shpesh herë më shtriu për tokë
por u ngrita dhe i buzëqesha jetës ,nuk hoqa dore ,,,,nuk e lash pas zgjedhjen që e bëra më parë.

Qesha edhe kur me qahej;
i vura fytyrës time maskën e lumturisë në çastet e trishta,
vendosa ta luftoj armikun e jetës
jo- lumturinë, trishtimin,

Vendosa të qeshi, e të jetoj për veten time,
lash pas gjithçka që më bënte të ndihem keq.U ngrita në jetë për ata që i desha dhe vazhdoj t’i dua.

Jam e lumtur me gjithçka që kam,
e lumtur me veten time që ja dola ta dua më te shtrejnten gjë që kemi:Jetën.
Arjeta Imeri

Share: