Home KRYESORE Pse Ramen e ka zënë mëngjesi te shtëpia e Samir Manes? Po...

Pse Ramen e ka zënë mëngjesi te shtëpia e Samir Manes? Po negociohet paqja Berisha-Rama?

0

Burime të 360grade.al, kanë mësuar se mbrëmë 22 Shkurt dhe duke u gdhirë 23 shkurt, deri në orën 04.00 të mëngjesit, garda kryeministrore, kishte “rrethuar” shtëpinë madhështore të super sipërmarrësit Mane.

Burimet pohojnë se kjo nuk është hera e parë që Rama, viziton darkave shtëpinë e Samirit, madje pohojnë se ai, është afeksionuar së tepërmi mbas natyrës mikëpritëse, inteligjente dhe krijuese të zotit Mane.

Dihet që zoti Mane, ka realisht shumë informacion, që fillon nga biznesi dhe vijon te politika dhe anasjelltas.

Po nuk mbaron këtu, zoti Mane, që nuk është rastësisht një sipërmarrës i suksesshëm dhe me miqësi të thella majtas dhe djathtas spektrit politik shqiptar, shquhet për një nuhatje politike të klasit të parë, të cilën dje e vlerësonte shumë Sali Berisha, ndërsa sot kryeministri Edi Rama.

Duket se kryeministri i sotëm, ka vërtet nevojë për këshillimet e Manes, që është një person paqësor për nga natyra, por njëkohësisht edhe mjeshtër i kombinacioneve politike të ndërthurura, që sot shkojnë në favorin e Ramës.

“Ndoshta po negociohet paqja Berisha-Rama?” pyet “Burimi”, që komunikon me 360grade.al, sepse normalisht zoti Mane, është padyshim njeriu që mund ta bënte eventualisht një negociatë të tillë.

Mirëpo ka dhe një ngjarje të rëndësishme apo një konflikt të madh interesi, në marrëdhëniet ndërmjet sipërmarrësve më të mëdhenj shqiptarë, që për momentin “Burimi”, nuk prononcohet, por nëse do ta bëjë, do të komunikojë eskluzivisht për 360grade.al dhe atëhere mund të jetë vetë kryeministri, që kërkon të negociojë disa marrëveshje të prishura në nivelet më të larta të Sipërmarrjes shqiptare, për të cilat, ay, përkujdeset në mënyrë të veçantë… /360grade.al

Share: