Home KRYESORE Puthje ne buzë, në gushë…

Puthje ne buzë, në gushë…

0

Nga Artur Nura

Kurrë nuk kisha pyetur veten:
pse dielli ngroh ndryshe në çdo stinë!?
Sot pyes me të njëjtën kërshëri:
më embël të puth ne buzë,
apo në të gushës sqimë?

Si në dimër,
dielli jep më të bukurën ngrohtësi!
Ashtu tre nishanët e tu në gushë
ndërsa i puth,
më përçojnë magji!

Nga mëngjesi deri në perëndim
rrëshqet dielli në të bukurën ditë!
Nga buzët në gushë
shkrihet puthja
me të bukurën ndjesi,

Ndjesi që njësuar me buzëqeshjen tënde
jep më të bukurën tonën dashuri!
Puthja mbi tre nishane shëmbëllen
me buzëqeshjen e dy fëmijve tanë
që të përshkruhet në sy edhe ty,
simbolik numrash dhe dashuri në nji!

Share:
Reklama juaj