Home KRYESORE Rama sulmon Berishën: Frika po të terheq zvarrë. Ti Sali bashkë me...

Rama sulmon Berishën: Frika po të terheq zvarrë. Ti Sali bashkë me artistin Lulzim fute detin në govatë

0

Edi Rama mori fjalën në Parlament pas Sali Berishes, duke sulmuar ashper atë dhe krejt opoziten. Sipas Ramës, frika me e madhe e tyre eshte reforma në drejtesi. Sot duhet të votohet KLP e KLD por ju merreni me Jeruzalemin, tha Rama. Ju nuk votoni se drejtesia e re mund t’ju lidhë duart.

Kryeministri ne foltoren e parlamentit:

“Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin, neser mund ta kërkoni për kanalin e Panamasë. Ju jeni në hall dhe kërkoni shpëtim në Lindjen e Mesme. Mjafton të jetë një pikë e globit larg këtij vendi ku zien vorbulla që e rrit peshen e ankthit tuaj. Ju keni humbur pushtetin por edhe arysen. Tani keni humbur edhe gjumin.

Ajo e shkreta e mallkuar Reforma në Drejtësi që e votuan me dy këmbët në një këpucë, sepse vetingu që nuk e ndalët dot dhe partia (PS) që nuk e mundët dot ju ka fut në hall të madh. Ju e dini se ky vend sdo mbetet pa drejtësi, siç ishte në kohën tuaj. Ju e kthyet shtetin në zhele. Ju jeni gati të bëheni cifut, eskimez vetëm që të fshiheni pas një identiteti tjetër që të mos ju kapin.

Dëgjova njërin nga ju që tha sduam investime turke. Ai e nis ditën me raki e planc, fshin buzët me peshqir dhe thotë ne jemi evropian se duam Turqinë. Unë sju ve faj…Cohesh këtu o Sali dhe thua 21 Janari kur doje të thoje 21 Dhjetori se gjuha shkon ku dhemb dhembi. Ti Sali bashkë me artistin, Lulzim, mikun tim e futet detin në govatë që quhet tradhti kombëtare dhe sot nuk lini gjë pa thënë…

Ke halle të medha përpara Sali, SHBA e BE s’te mbrojte dot. Leri bijte e tu te ecin dhe shih hallet e tua…/Opinion.al

Share:
Reklama juaj