Home KRYESORE Rrëzimi i avionit, ja çifti qe i shpëtoi tragjedisë në minutën e...

Rrëzimi i avionit, ja çifti qe i shpëtoi tragjedisë në minutën e fundit!

0

Një çift i cili duhej të ishte në avionin që u rrezua të dielën ndryshoi biletat në minutën e fundit, duke i shpëtuar kështu tragjedisë ku mbetën të vdekur 71 persona.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të ishte në fluturimin 6W703 me të dashurën e tij 25-vjeçare Nazezha dhe ata do të kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin Orsk.

Biznesmeni me fat gjithashtu planifikoi që t’i dhuronte vetes një makine të re nga një shitës në qytetin e tij, mirëpo ata e telefonuan në minutën e fundit duke i thënë se automjeti nuk ishte gati.

Maxim tregoi:

Kur më thanë se makina nuk ishte gati, unë e shtyva udhëtimin me një javë. Ndryshimi i biletave më kushtoi rreth 170 dollarë, por fituam jetët tona.”

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord./360grade.al

Share: