Home KRYESORE Sali Berisha: Ramiz Alia dha urdhër të qëllohej mbi protestuesit, na shpëtoi...

Sali Berisha: Ramiz Alia dha urdhër të qëllohej mbi protestuesit, na shpëtoi Neritan Ceka

Sali Berisha ka qenë i ftuar në një konferencë të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, për 27-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Berisha ka thënë gjatë fjalës së tij, se Ramiz Alia ka dhënë urdhër atë ditë, që të qëllohej mbi protestuesit.

“Lëvizja studentore u mbështet nga sindikatat dhe qytetarët. Atë ditë Ramiz Alia dha urdhër në një mbledhje ushtarake që të qëllohej mbi protestuesit. Kjo është e vërteta, që urdhëri u dha, por mbetet në meritën e atyre që nuk qëlluan mbi qytetarët”, tha Berisha.

Sipas tij, ishte Neritan Ceka, ai që shmangu një gjakderdhje dhe një luftë civile.

Ceka bindi protestuesit, që të mos shkonin drejt Bllokut të zbrazur të udhëheqjes komuniste.

“Neritan Ceka, duke marrë vajzën e vet 2 vjec në krahë dhe duke iu betuar njerëzve si Azemi, që unë lë peng fëmijët e mi, njerëzit e dëgjuan, shmangu gjakderdhjen”, tha Berisha.

Berisha ndërkohë, ka bërë edhe një analizë, se ku dallonte Enver Hoxha nga Ramiz Alia.

“Dallimi më esencial mes Enver Hoxhës e Ramiz Alias… Enver Hoxha ishte diktator me kult, edhe Ramiz Alia ishte diktator, por Ramiz Alia s’ndërtoi dot kult ndaj dhe nxorri dekretin pastaj filloi stuhinë e telegrameve për të nxjerrë jashtë lojë Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha.

“Ramiz Alia, për bindje apo për parzmore, përcaktoi si pozicion lufte mbrojtjen e kultit të Enver Hoxhës, sapo ne filluam luftën frontale, ai nisi antimitingjet, e filloi në Bajram Curri dhe e shtriu në gjithë Shqipërinë.

Mitingjet tona çaheshin nga turma enveristësh por mencuria jonë bëri që mos kishim përplasje civile”, vijoi ai

Share: