Home KRYESORE Soni Malaj rrëfen sikletin: “Modeli më preku nga…

Soni Malaj rrëfen sikletin: “Modeli më preku nga…

Momentet e sikletshme që mund të kalojë një këngëtar gjatë realizimit të klipeve janë të shumta, por besojmë se edhe më të sikletshme janë këto momente për këngëtaret femra, të cilave iu duhet të përballen me situata të ndryshme.

Kështu, Soni Malaj, ka rrëfyer një moment të sikletshëm gjatë realizimit të klipit të këngës “E vogla”, në emisionin “Jo vetëm modë”.

Ajo tregon se njëri nga modelët që shfaqet në klip, ka guxuar t’i prekë të pasmet, ndërsa këngëtarja i është kthyer shumë keq.

Ajo rrëfen:

Te “E vogla”, ai çuni ka qenë më mistreci nga të gjithë. Ai në një moment u afrua dhe guxoi të afrohej më shumë seç duhej sepse ai djali ka qenë një model me karrierë jashtë Maqedonisë. Studio që më menaxhonte aso kohe kërkonte: Duam një djalë të famshëm.

E gjejmë këtë djalin që te gjithëve iu pëlqeu, mua jo. Kemi qenë në pjesën e shkallëve që unë duhet të ngjitesha dhe ai (e prek) mbrapa. I jam kthyer (e goditi) dhe i thashë: Mos më prek”.

Share: