Home KRYESORE Të dijë dhe … më pas të bëjë diplomaci Kryeministri dhe Ministri

Të dijë dhe … më pas të bëjë diplomaci Kryeministri dhe Ministri

Ditët e fundit ka pasur shumë komente në lidhje me “zero probleme me fqinjët dhe votën e dhënë në lidhje dhe kumbim me aleatin strategjik të vendit tonë.

Kam guximin, ndershmërinë dhe sinqeritetin të deklaroj se nuk jam ekspert në diplomaci, por kam studjuar gjërë dhe thellë problemet e diplomacisë ekonomike, një pjesë të së cilës po e shkruaj më poshtë.

Në vitin 2009 Mesdheu Lindor dhe Europa Juglindore hyri tërësisht në çështjet e reja strategjike dinamike, në një periudhë dhe në një rajon në të cilin Rusia dhe jo Perëndimi, po merr nismat kyç dhe po merr më shumë përparësi.

Kjo, veçanërisht, është domethënëse për të kuptuar se politikëbërja ruse mori pak vemendje në median e SHBA dhe në atë perëndimore.

Forcat madhore shtytëse të tanishme të Rusisë, për një varietet arsyesh historike, ekonomike dhe të sigurisë, kanë qenë për të dominuar Kaukazin dhe vendet arabe, Basenin e Detit të Zi dhe Azinë Qendore, gjë që, veçanërisht, është dëshmuar nga nismat e susksesshme të Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie strategjike me Turqinë dhe Iranin.

Thellësia e plotë e këtij transformimi nuk mund të nënvlerësohet dhe bashkë me stabilitetin e BE – së në vetvete (që, në mënyrë të pazgjidhshme, lidhet me Rusinë për energjinë e saj), domosdoshmërisht, ndikon fatin e shteteve të Europës Juglindore dhe ato të Mesdheut Lindor.

Politika e SHBA drejt rajonit vazhdon të bazohet rreth një premise të një kërcënimi rus që nuk ekziston më, por të cilin SHBA dhe disa në Britani nuk mund ta tërheqin, ose revizionojnë, duke vazhduar ta trajtonin Rusinë e pas Luftës së Ftohtë sikur të ishte ende Bashkimi Sovjetik.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, në një shkallë të madhe, kanë bërë që Moska të veprojë në mënyra të kundërta me interesat e Perëndimit.

Udhëheqja e NATO – s nga SHBA shkaktoi alarm në Rusinë post – sovjetike me lëvizjen e ish – shteteve të bllokut sovjetik në NATO, me trajtimin e terrorizmit islamik në Kaukaz si diçka që Moska e meritoi ndërkohë që 11 Shtatori ishte diçka që SHBA nuk e meritoi dhe kështu me radhë.

Zhvendosjet e ngadalta të sistemeve të mbrojtjes raketore në Poloni dhe në Republikën Çeke, si dhe në Azerbajxhan e zemëruan mjaft Moskën me refuzimin (me mirënjohje) për t’u bërë pjesë e Perëndimit.

Mbështetja e heshtur ose aktive për përpjekjet e Gjeorgjisë për të marrë kontrollin në Abhazi dhe në Osetinë e Jugut; ndërhyrja flagrante në zgjedhjet e Gjeorgjisë, Ukrainës, të Republikës së Kirgiztanit dhe me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur (me përpjekjet për të bërë të njëjtën gjë diku tjetër) ishin të gjitha shembuj të mëtejshëm të armiqësisë së perceptuar të SHBA të pas Luftës së Ftohtë drejt Moskës.

Ka edhe shumë ngjarje të tjera të cilat e detyruan Moskën të kthehet në kursin e vetëm të veprimit në lidhje me sigurinë e interesave të veta të saj në një botë armiqësore.

Kosto e madhe e Perëndimit për ndjekjen e një politike të tillë të mumifikuar, pra politikës që ngul këmbë edhe pse premisat mbështetëse, qartë, kanë dëshmuar se janë të gabuara, po bëhet dëshmi si po binin ekonomitë e Perëndimit dhe influenca e tij strategjike, si dhe hedhja e vështirësisë së Perëndimit po ritrajtohet, duke treguar se të vërtetat tokësore mbeten të pasfiduara, sapo u mbuluan nga deti i pushtetit dhe pasurisë, që kishin lejuar fiksacionet e Luftës së Ftohtë.

Ende shihet këmbëngulja e Washingtonit e bazuar në mitet rreth Mesdheut Lindor, Europës Juglindore, Kaukazit dhe atyre miteve që janë bërë më të shtrenjta për t’i mbajtur, si dhe më shumë në natyrën e në opere komike.

Rezultati ka qenë ky, ndërkohë që BRSS dhe përplasja e bazuar në mënyrë ideologjike ka kaluar, Rusia është detyruar t’i përgjigjet duke e kosnideruar realitetin se Perëndimi nuk do ta lejojë fundin e Luftës së Ftohtë.

Si rezultat, Rusia duhej të merrte me mend mbrojtjen e vetes në rajonet fqinjësive të reja, që përfshin Europën Juglindore, Kaukazin, Azinë e Vogël, Levantin dhe Mesdheun Lindor.

Ishte e detyruar të rehatohej me Republikën Popullore të Kinës mbi Azinë Qendrore dhe ndërkohë që disa prej këtyre vendeve ishin të ndjeshme për tregtinë globale si një e tërë, u shfaq Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, pjesërisht, si regjim i dyanshëm sigurie e cila riforcoi rritjen fuqisë strategjike kineze si dhe ringjaljjen e influences hegjemonike rajonale të Rusisë.

Rënia e influencës strategjike të SHBA nënkupton se tensionet e reja të Europës Juglindore, Azisë së Vogël, Kaukazit dhe Mesdheut Lindor kanë dalë në shesh shpërthyese dhe sikundër po shihet Washingtoni ende nuk po të përgatitet për ta qetësuar këtë situatë.

Realiteti është se politika e Perëndimit drejt Turqisë dhe Rusisë ende vërtitet rreth rrugëzgjidhjeve të vendosura nga Ministria e Jashtme Britanike gjatë dhe pas fushatës së Krimesë e cila mori fund në 1856.

Historiani francez Alexis de Toqueville, në gjysmën e parë të shekullit të 19 – të, parashikoi se Rusia dhe SHBA si fuqi kontinentale, në mënyrë të pashmangshme, duhet të jenë rivale dhe të konkurrojnë në Europë.

Kështu këto pikëpamje të lashta për Rusinë si armik i përjetshëm dhe Turqinë si një kundërbalancë për Rusinë, kanë modeluar ndjenjat strategjike të amerikanëve dhe britanikëve, pikërisht si orientalizmi romantik ka modeluar pikëpamjet perëndimore të Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Perëndimi do të humbte pamjen e brendshme të potencialit për Turqinë për t’u përdorur si një kundërbalancë për Rusinë, por kjo nuk duhet të ishte një politikë e pamenduar, e përjetshme dhe universale, kur si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, në fakt, Turqia nuk ishte gjithnjë aleate e Perëndimit (ose një aset për atë), ndërkohë që Rusia dhe BRSS, në kohë kyç, ishin aleatë të Perëndimit.

Perspektiva e kontekstit të interesave aktuale gjeopolitike dhe ekonomike perëndimore dhe realitetet e historisë, rallë kanë luajtur një rol dominant në politikëbërjen strategjike të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Në të njëjtën kohë, politikëbërja strategjike ruse i është kthyer parimeve të vjetra gjeopolitike dhe gjeoekonomike të cilat e kanë dominuar sigurinë ruse për 500 vjet.

Megjithëatë, në mënyrë konkluduese, u bë e dukshme se Rusia, si rezultat i nismave të Moskës dhe për arsye të rrethanës së ndryshuar globale, u bë fuqi me dominancë mbi Turqinë.

Implikimet që kishin për politikën perëndimore, për Greqinë dhe Turqinë nuk nxorrën përgjigje nga media, ose nga zyrtarët e politikës.

Për besimin e tij të madh, në vitin 2009, hyri në lojë Instituti Helenik Amerikan (AHI), i cili publikoi një raport mbi marrëdhëniet strategjike Ruso – Turke.

Perëndimi, në mënyrë ngurruese, është mbërthyer në darët e faktit që Rusia është ku e ku më bindëse se sa Perëndimi në lidhje me Turqinë, sepse Turqia absolutisht në mënyrë strategjike është e lidhur me zinxhirët e Moskës.

E njëjta situatë u zbatua për Iranin dhe, në të vërtetë, duhet të kuptohet se ishte e pamundur të formulohej politikë frytdhënëse në Washington në lidhje me Turqinë në qoftë se nuk do të merrej në konsideratë konteksti i gjërë i dinamikave turke, ruse, iraniane, kineze, kaukaziane, Detit të Zi dhe të tjera dinamike.

Në fakt, thonë analistët, Perëndimi është fajtor për specializimin gjeografik dhe informacionin e pasaktë, që injoron konteksin hapsinor dhe historik që udhëheq realitetin.

Përveç kësaj SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe, në një shkallë të gjërë, politika e BE – së drejt Turqisë ka qenë “biznes si zakonisht”, duke diskutuar hyrjen e Turqisë në BE si një lloj bari çudibërës. Në njëfarë mënyre për ta “sjellë Turqinë përsëri në dosjen e Perëndimit”.

Realiteti është se Perëndimi dështoi për njëfarë kohe të kuptojë presionet që mbizotëronin brenda Turqisë dhe në lidhje me kontekstin e përgjithshëm gjeohapsinor të Turqisë në rajon, si edhe prirjet Lindje – Perëndim dhe Veri – Jug, gjë që ishte e pamundur të formuloshin politika në Washington të cilat lidheshin me Turqinë.

Dinamikat Veri – Jug filluan në mesin e shekullit të 15 – të kur Rusia filloi të shtyjë hordhitë Mongole – Turke drejt jugut në një seri luftërash, ndërkohë që ushtritë otomane pushtuan Konstantinopolin, që solli fundin e Perandorisë Bizantine dhe nisi përparimin e saj drejt veriut gjatë brigjeve të Detit të Zi.

Gjithë rruga për në Krime.

Mega – prirja Veri – Jug kapërceu një etapë historike herët në shekullin e 17 – të kur valët e kozakëve u përhapën gjatë brigjeve veriore të Detit të Zi (Ukraina e sotme) dhe kulmoi drejt fundit të shekullit kur ushtritë e Pjetrit të Madh për herë të parë arritën brigjet e Detit të Zi.

Gjatë shekujve 18 – të dhe 19 – të, Rusia bëri një seri luftërash të hidhura me Turqinë dhe Persinë, të cilat përcaktuan kufijtë jugorë të Perandorisë deri në fund të shekullit të 20 – të, që konsoliduan gjithashtu pretendimin e saj për një rol të veçantë në rajonin e Ballkanit (në qoftë se ishte e mirëpritur).

Po ashtu, Rusia luftoi në mesin e shekullit të 19 – të kundër fuqive kryesore europiane të ditës, Francës dhe Anglisë, në brigjet e Detit të Zi me qëllim që të legjitimonte rolin e parapërmendur të Rusisë si fuqi rajonale.

Gjatë gjithë shekullit, ashtu sikundër bën sot, Rusia vazhdoi gjithashtu të shtypë rebelimet dhe kryengritjet në rajonin e Kaukazit; gjendja e përgjithshme e Rusisë u ruajt gjatë gjithë shekullit të turbulluar të 20 – të: (nëpërmjet) luftërave botërore dhe si rrjedhojë e Luftës së Ftohtë.

Dinamikave Lindje – Perëndim po t’i kthehesh prapa në mesin e shekullit të dytë para Krishtit, në origjinat e të dhënave të para të Rrugës së Mëndafshit, e cila lehtësoi arritjen e parë të Kinës në Europë nëpërmes Persisë, sepse në formën e saj origjinale Rruga e Mëndafshit u konsolidua në njëfarë mënyre 300 vjet më vonë, në mesin e shekullit të dytë pas Krishtit.

Një karakter më modern i Rrugës së Mëndafshit mund të ndiqet në mesin e sshekullit të 13 – të, transformimit civilizues të Euroazisë në pasojën e invazionit mongol në Europë, kur Rruga e Mëndafshit u zgjerua dhe, gradualisht, evoluoi në një sistem të përgjithshëm të këmbimit të mallrave dhe gjithashtu të kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Dinamikat lindje – perëndim ishin shumë të ngrira gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20 – të, si një rezultat i paparashikuar i Luftës së Ftohtë.

Në vigjilje të shekullit të 21 – të dhe në një shkallë më të vogël madje në dekadën e fundit të shekullit të 20 – të, këto mega – prirje historike janë rigjallëruar dhe marrin me mend rolin e tyre dominant në gjeopolitikë dhe gjeoekonomi.

Në mënyrë domethënëse, mega – prirjet koinçidojnë me tregtinë madhore të shekullit 21: energjinë. Varësia e Europës te energjia, nga dhe nëpërmes Rusisë, ose nëpërmjet Basenit më të Madh të Detit të Zi, që përfshin Turqinë, e udhëheq shumë politikën e BE – së drejt Rusisë dhe Turqisë.

Në një shkallë të gjërë, është roli potencial i Turqisë si një kanal përçues i energjisë nga Baseni i Kaspikut për në BE, gjë që ia ka bërë të mundur Ankarasë të përshkallëzojë rëndësinë e saj për Europën. Kjo, më shumë se gjithçka tjetër, ka qenë një udhëheqje në mbajtjen e aplikimit të Turqisë për anëtarësim në BE, pavarësisht nga fakti se Turqia nuk po plotësonte kushtëzimet e hyrjes në BE.

Tregtia bilaterale Ruso – Turke në vitin 2008 kishte arritur 32 miliard US$, duke e bërë Rusinë partnerin më të madh tregtar të Turqisë dhe tani Moska dhe Ankaraja shohin shtegun për të rigjallëruar përshtatshmërinë turke në modelimin e energjisë rajonale.

Turqia, nga kyçi i strategjisë së zhvillimit të furnizimit me naftë dhe gaz të Perëndimit për të rrethuar “shtrëngimin për fyti” që Rusia i bën Europës me dërgimin e energjisë, tani është pjesë e qarkut rus.

Qartë, në matricën veri – jug, ajo që shihet është influenca e zvogëluar e SHBA mbi politikën e Turqisë dhe ngritjen e influencës së Rusisë atje.

Megjithëse Ankaraja reziston në mënyrë të heshtur (nëpërmjet shtrëngimit të dhëmbëve) presionet nga Washingtoni dhe Moska, ngritja e influencës së Rusisë dhe rënia e Washingtonit ka gjithashtu shenja paralajmëruese domethënëse për marrëdhëniet SHBA – BE, sepse Europa është në ankth se Washingtoni nuk e shkatërron rrjedhën e energjisë nga Lindja në Perëndim, kryesisht nëpërmjet Rusisë.

Kësisoj (në kuptimin siç e ka parashikuar Toqueville) kundërshtimi ndërmjet Rusisë dhe SHBA për dominancë në Europë tani po lëviz drejt lartësisë ruse dhe kjo është, veçanërisht, e papritur për SHBA në qoftë se konsiderohet besimi se SHBA ka “fituar” Luftën e Ftohtë, që besohet se Europa mbetet një partner i urdhëruar i SHBA dhe kishte vazhduar të paraqisë dhe të lejë në harresë Rusinë si një humbëse e cila kurrë nuk do të lejohej të kthehej mbrapa tek Lufta e Ftohtë.

A do të thotë se aleanca e re Ruso – Turke, që Turqia nuk është më e interesuar për anëtarësimin në BE në qoftë se, me të vërtetë, vetë anëtarësia në BE mban shkëlqimin që kishte njëherë?

Një situatë e tillë, që pak a shumë, “përpëlitet” në strofkat e diplomacisë kërkon ta kapërcesh lumin nëpër gurë pa u lagur dhe pa të lagur me …

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: