Home KRYESORE Terrorizuan familjen në Shkodër, grabitësit kapen në Tiranë

Terrorizuan familjen në Shkodër, grabitësit kapen në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi dy grabitësit e armatosur që me pistoleta grabitën një vilë në Dajç të Shkodrës. Të arrestuarit janë Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj.

Sipas policise, vila e Mark Alisë në fshatin Shirq te njesise Administrative Dajç të Shkodrës u grabit natën nga dy persona të armatosur, që hynë me pistoleta dhe pasi morën një shumë parash dhe makinën në oborr, u zhdukën në errësirë.

Alia jetonte vetem me gruan e tij. Sipas tyre, hajdutët qenë persona që i kanë njohur mirë, sepse shtëpia kishte pasur sistem sigurie dhe kamera vëzhgimi, por nuk punuan, sistemi i alarmit nuk ra, thane ata ne polici.

Share: