Home KRYESORE Tom Doshi president i Vllaznisë!

Tom Doshi president i Vllaznisë!

0

Vllaznia ka arritur të fitojë një takim delikat në ditën e djeshme, teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-0.

Shkodranët kanë fituar një sfidë direkte, duke “fundosur” kështu ekipin e Teutës në fundin e renditjes që i bashkohet Lushnjes. Menjëherë pas kësaj miqësore, mësohet se ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj dhe deputeti Tom Doshi, kanë kontribuar me një premio në favor të ekipit të Vllaznisë. Zërat se të dy do të jenë në krye të klubit janë shtuar shumë kohët e fundit.

Bëhet fjalë për një premio prej 5000 eurosh, që i vjen në ndihmë shkodranëve në këtë moment të vështirë ku ata gjenden aktualisht. Tashmë ekipi i Ernest Gjokës është 4 pikë larg vendit që të dërgon në Kategorinë e Parë.

Share:
Reklama juaj