Home KRYESORE Zbulohet mënyra për ri-integrimin në skemën e ndihmës ekonomike / Zv.ministrja:

Zbulohet mënyra për ri-integrimin në skemën e ndihmës ekonomike / Zv.ministrja:

Skema e re e ndihmës ekonomike po jep efektet e para, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur grupe pune për të verifikuar të gjitha rastet të cilat sistemi i pikëzimit për ndihmën ekonomike i ka nxjerrë jo fitues, teksa janë dy forma për ti ri-integruar këto familje në këtë skemë.
Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Adriana Jaku, bëri të ditur se ka dy mënyra për riintegrimin në skemën e ndihmës ekonomike, ku kryefjalë është vetëdeklarimi.

“Si çdo sistem i ri, edhe sistemi i mbështetjes sociale i ndihmës ekonomike ka marzhin e tij të gabimit, që duhet theksuar se është minimalist. Përmes këtij sistemi shmanget abuziviteti njerëzor, si dhe favorizohen familjet më të varfëra. Është një sistem i tëri i dixhitalizuar dhe i projektuar për të fituar familjet në nevojë. Ajo që po ndodh këto dy muaj është se janë krijuar tre lista, familje fituese dhe masa përkatëse e përfitimit nga skema. Familje të cilat janë refuzuar dhe që janë larguar nga skema dhe familje jo fituese. Për familjet jo fituese, ne sugjerojmë të ri-aplikojnë çdo fillim muaji nga data 1-10 të çdo muaji dhe brenda datës 20 të po atij muaji. Është e rëndësishme të kuptohet që ka rëndësi të madhe vetëdeklarimi pranë zyrës së administratorit shoqërorë të njësisë administrative që ka vendbanimi, ta plotësojnë dhe ta firmosin atë. Ky vetëdeklarim hidhet në sistem nga Këshilli Bashkiak merret vendimi brenda datës 20 të atij muaji. Pas kësaj procedure, kemi dhe kontrollin që bëhet në terren, si për familjet që kanë fituar dhe për ato që nuk kanë fituar mbi vërtetësinë e formularit dhe më pas i lidhet ose jo përfitimi i ndihmës ekonomike me masën përkatëse”, tha Jaku.

Ajo bëri të ditur se ka dhe një mundësi të dytë për të përfituar ndihmë ekonomike. “Për të gjitha familjet që nuk u kualifikuan si fituese nga sistemi është fondi që Ministria e Shëndetësisë për Mbrojtjen Sociale i ka kaluar bashkisë. Ky fond ka qenë 3% dhe sot është 6%. Në këtë rast Këshilli Bashkiak harton listën e familjeve që do mbështeten me këto fond. Kjo listë hartohet sipas kritereve që vendos vetë Këshilli Bashkiak dhe në sajë të një kontrolli në terren të vërtetësisë së deklarimit”, tha Jaku./ATSH/

Share: