Home KRYESORE Zemra e gruas sime… Nga Franco Arminio

Zemra e gruas sime… Nga Franco Arminio

Përktheu Elona Caslli

Pak më parë, ndjeva zemrën e gruas sime
mbi faqe.
Zemra e gruas sime
është një kanistër,
ku flenë macet.
Zemra e gruas sime
është një furrë,
ku bëhen tortat.
Zemra e gruas sime
është një kishë e ndritshme
në fshat.
Zemra e gruas sime
është një ylber që shtrihet
mbi fusha.

 

Share: