Home KRYESORE A janë kushtëzuar negociatat me “kokën” e Saimir Tahirit? Ja çfarë thotë...

A janë kushtëzuar negociatat me “kokën” e Saimir Tahirit? Ja çfarë thotë opozita

Partia Demokratike thotë se përgjimet e autoriteteve italiane janë provë e implikimit të ish- Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në trafikun e drogës.

“Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë”, tha Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për shtyp.

Deputeti demokrat tha se Tahiri ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit.

“Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën.”

Sipas opozitës mbrojtja politike që po i jep ish-vartësit të tij Kryeministri Rama mund të rrezikojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.”

7

Share: